Lezhë, hajduti vjedh kabllon e ndriçimit, lë në errësirë lulishten përballë vendvarrimit të Skënderbeut! Arrestohet në flagrancë

LEZHË - Dëmtimi dhe vjedhja e pronës publike është kthyer në shqetësim në Lezhë. Rasti më i fundit u regjistrua gjatë natës të së premtes, (19 prill 2024) në lulishten e re përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit Skëndërbeu.

Një person u kap në flagrancë nga Policia e Rendit dhe ajo Bashkiake duke vjedhur kabullin elektrik të ndriçimit të këtij investimi të realizuar së fundmi.

Hajduti bënues në lagjen “Gurra” u shoqërua në polici ku po kryhen veprimet hetimore, ndërsa në lidhje me rastin reagoi përmes nje statusi në rrjetin social facebook dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

“Vjedhja e kabujve elektrik është një histori e turpshme që qytetarë të papërgjegjshëm e bëjnë! Kjo ka sjellë shpesh probleme me ndriçimin dhe me mbarëvajtjen e punëve të tjera!

Sot polica bashkiake dhe ajo e rendit bënë të mundur kapjen në flagrancë të një shtetasi nga lagjia "Gurra" duke vjedhur kabullin elektrik të lulishtes së re dhe shatërvanit përballë vendvarrimit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti!

Turp!” shkruan Ndreu.

Rastet e vjedhjeve të kabujve të ndriçuesve elektrik kanë qenë të shpeshta gjatë viteve të fundit në Lezhë, ndërsa policia dhe bashkia bëjnë më dije se nuk do të ketë tolerime ndaj keqbërësve.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 20/04/2024 13:04

    Populli i thjeshte e di qe ata lart vjedhin miljona keshtu qe edhe tek qytetaret e thjeshte zhduket kultura e ndershmerise!Po te mos vidhnin ata lart dhe denimet te ishin njesoj edhe kultura qytetare do ishte ndryshe.

    Përgjigju
    • Pjeter: 20/04/2024 14:28

      Nuk justifikohet fare nje ajdut,edhe pse eshte populli thjeshte,pikerisht,sepse ky mentalitet na ka sjelle ketu ku jemi, ku hajnia eshte realisht nje virty!!

  • Elezi: 20/04/2024 10:11

    Shoku Enver dota kishte shpadhur armik i popullit!ndërsa sot hajt mo për buk goje e ka bo fukaraj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Izraeli injoron GJND, vazhdon bombardimet në Rripin e Gazës

Izraeli injoron GJND, vazhdon bombardimet në Rripin e Gazës