Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht teksa udhëtonin pasditen e kësaj të enjteje në aksin Rrëshen-Bukmirë. Drejtuesi i mjetit gjatë udhëtimit ka ndeshur në pengesa, teksa është ulur për t'i pastruar, një masiv inertesh ka rrëshqitur duke rrezikuar të zënë poshtë atë së bashku me pasagjerin, i cili ka dalë menjëherë nga makina duke shpëtuar pa përfunduar në humnerë.
Paraditen e kësaj të enjteje banorët protestuan para Bashkisë Mirditë duke kërkuar rehabilitimin e rrugës pasi kalimi në këtë aks është bërë shumë i rrezikshëm.