Lezhë, zgjedhjet largojnë vëmendjen
e pushuesve nga plazhet

Lezhë, zgjedhjet largojnë vëmendjen<br />e pushuesve nga plazhet
LEZHË - Zgjedhjet politike të qershorit kanë pasur ndikim në largimin e vëmendjes ndaj zonave turistike të Lezhës, por për prefektin Pal Dajçi kjo situatë do të ndryshojë menjëherë.

Moti i paqëndrueshëm ka ulur ndjeshëm numrin e pushuesve në bregdetin e Shëngjinit dhe Tales, por për prefektin Dajçi në ditët në vazhdim do të plotësohen të gjitha kriteret që duan pushuesit në zonat turistike. Kushtet janë disa herë më të mira se në vitet e shkuara dhe sipas Dajçit kjo do të dyfishojë numrin e pushuesve dhe turistëve në zonat turistike të Lezhës.
 
Në prononcimin e tij, prefekti i Lezhës, Pal Dajçi ka deklaruar se tashmë janë përcaktuar zonat publike në plazhe, po monitorohet lëvizja e motorave të ujit, ndërsa në vëmendje do të jetë eleminimi i ndotjes akustike si dhe siguria ushqimore. 
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin