LEZHE - Situatë alarmante në fshatrat Zejmen dhe Ishëm si pasojë e dy vatrave të zjarrit që kanë nisur prej pasdites së sotme.

Flakë të mëdha kanë përfshirë edhe linjën hekurudhore Lezhë-Laç dhe për pasojë mësohet se janë shkrumbuar në një gjatësi prej 4 km binarët e hekurudhës në Ishëm dhe 300 m në fshatin Zejmen. Aktualisht hekurudha ka dalë jashtë funksionit, ndërsa një tren mallrash me destinacion Sukthin, ka mbetur i bllokuar.