Lezhë/ Zjarri shkrumboi fermën me 319 kokë bagëti, dëmi ekonomik deri në 100 mln lekë! Pronari: Po na ndihmoi shteti mirë, ndryshe do e mbyllim! Shkak amortizimi e korrenti (VIDEO)

Lezhë- Zjarri i rënë në fermën e bagëtive në fshatin Barbullojë të Lezhës, ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe ekonomike.

Sipas fermerit Gjin Toma, kanë ngordhur 310 bagëti të imëta dhe 9 gjedhë. Demi ekonomik i shkaktuar kap vlerën e 90-100 milionë lekëve të vjetra.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fermeri apelon për ndihmë nga auoritetet vendore.

“Në orën 5 të pasdites dje ka rënë zjarri këtu në fermë nga shkëndija e korrentit. Dyshoj te korrenti edhe për shkak të amortizimit. Më ka djeg 270 dele, vetëm një shpëtoi dhe 40 qingja. Gjithashtu dy lopë dhe 7 viça. Stalla është 130 metra katrorë. Kurse tjetra shpëtoi se erdhi zjarrfikësja dhe e shpëtoi stallën tjetër. Ishte era e fortë dhe prej saj. Dëmi shumë i madh është por s’kemi ç’ti bëjmë. Ne i kemi bërë të gjitha, po na ndihmoi mirë, po s’na ndihmoi s’kemi çfarë të bëjmë. Kam 12 vjet që merrem me këtë, ne NIPT e me dokumente. Po na ndihmoi shteti do i bëjmë përsëri, po nuk ndihmoi do t’i heqim edhe këto që kemi”, shprehet fermeri.

Pas raportimit të ngjarjes ditën e djeshme, dy mjete zjarrfikëse janë nisur me personelin përkatës. Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, për mjete dhe forca shtesë. Por pavarësisht shuarjes së flakëve, dëmi ishte i konsiderueshëm.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjini: 19/03/2025 17:38

    do edhe ndihme, gjynahi i atyre shpirtera kafshesh te pafajshme qe i nxore ne jete per te ndihmuar ty, nuk ishe i zoti ti ndihmoje ti te jetojne aq sa fìduhej te jetonin, por i braktise mes flakeve, cilat ishin kushtet e parandalimit te zjarrit qe kishe ti ne ate stalle? apo ne meshire te fatit, a ka pushtet lokal qe kontrollon e qe jep leje per keto aktivitete, qe pastaj vetquhen biznesmen, ku jane kushtet e sigurise, kontrolli me veterinar e kushtet qe kafha e shkrete mos te kete ate fund qe ju "dhurove"ti, pac fundin e tyre, se cobani eshte Zoti i kafshes. tani kerkon edhe ndihme, tì duhesh hetuar mire se mos ka edhe ndonje "film" tjeter ketu, gjynahi i atyre 300 shpirtrave nuk do te lere rehat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Ekipi vlonjat 'Flamurtari' fiton Ligën Unike në basketboll për femra

Ekipi vlonjat 'Flamurtari' fiton Ligën Unike në basketboll për femra