Lezhjania: Isha në gjumë kur u hap toka! Rama: Gati t'i vendos gjoksin tërmetit, vetëm nëse vdes...

Nga Thumana, kryeministri Rama ishte edhe në Lezhë në një nga lagjet që ka pësuar dëmtime nga tërmeti duke u kërkuar banorëve që të zhvendosen në hotele. Një grua rrëfeu momentet e frikshme që kaloi kur ra tërmeti i mëngjesit të së martës. "Ishim në gjumë, u hap tavani, u hap toka, ra bufeja dhe ne mbetëm. Vajza duke qarë, u blloku adera 10 minuta, është skëter brenda. Jam 28 vite me qira, nuk kam mundësi. Asnjë ndihmë nuk kam. Kam kaluar në depresion" tha ajo.

Por Rama i kërkoi që të qetësohet duke i premtuar se do i ndihmojë të gjithë. "Shko në hotel. Do të rrish aq sa të gjejmë një zgjidhje tjetër. Shko merr ca ke për të marrë dhe nisu për në hotel dhe e mbyllim këtë muhabet. Me dalë me i vënë gjoksin tërmetit, jam gati me ia vënë, por a e mbaj dot thuaj? Mos u vononi për kokën, ikni në hotel nëse shtëpinë e keni të pabanueshme. Ti ke hall se unë do të vdes pas një jave, nëse do të vdes nuk të ndihmoj dot, por nëse jam gjallë nuk do të lë atje, do të ndihmoj.  Duhet besim dhe mirëkuptim. Ai (Zoti) që të ka lënë këtu ty dhe ka marrë ata të tjerët e ka pasur një plan, ti mos e tundo shumë. Askush s’do mbetet vetëm, vetëm ju lutem durim, durim se nuk kam shkop magjik ju lutem" i tha Rama.


Lajmi kryesor:

Thumana në zi! 'Zoti e vendosi sa me na marrë, e sa me na lanë'! Lamtumira për 10 viktima (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'