Lezhë/ Qëndra Kulturore kthehet në kinema me filma për fëmijë

Lezhe- Në qëndrën kulturore të fëmijëve, Gjergj Lacaj, në Bashkinë Lezhë është improvizuar edhe shfaqja e filmave për fëmijë. Pavarësisht se është larg një kinemaje të mirëfilltë, fëmijët po e shijojnë këtë eksperiencë së bashku me prindërit e tyre. Megjithëse 5 javë më parë nisi me vetëm 10 fëmijë të ulur për të parë një film, tashmë salla mbushet plot dhe interesi sa vjen dhe rritet.

Drejtoresha e kësaj qendre, Mimoza Xhafa, thotë se kjo ishte kërkesë e vetë fëmijëve dhe u përdor një fond filmash i dhuruar si donacion dhe gjithçka është pa pagesë.

Xhafa shton se sfida tani është për të siguruar filma të mirë dhe janë të angazhuar për të vijuar pasi fëmijët po përjetojnë momente buzëqeshjesh aq sa edhe edukuese për ta.

“Ne kemi bërë hapin e parë për idene e filmit dhe nevojat janë të mëdha për të argëtuar fëmijët, ndaj kërkohet mbështetja financiare”, tha  Mimoza Xhafa drejtore e Qendrës Kulturore.

Salla me 250 vende ezauroi plotësisht kapacitetin e saj në javën e 5-të të transmetimit të filmave për fëmijë, ndërsa shfaqjet mbahen çdo të mërkurë në orën 16:00.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar