Lezhë-Policia e Lezhës ka nisur hetimin për administratorin e një firme përpunimi intertesh dhe shoferin e saj, pasi gërryenin shtratin e lumit për të marr inerte në mënyrë të paligjshme.
Policia ka nis hetimin për J. K., 48 vjeç, banues në Tiranë dhe Xh. M., 54 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, me detyra administrator dhe shoferi i firmës.
Mjetet të cilat janë përdorur për të marr inerte në mënyrë të paligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga policia.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: J. K., 48 vjeç, banues në Tiranë dhe Xh. M., 54 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, me detyra respektive administrator dhe shofer i një firme për përpunimin e inerteve, pasi janë konstatuar duke marrë inerte nga shtrati i lumit Mat’, njoftoi sot policia.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Komente

