TIRANE- Nën përkrahjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorit të Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri dhe përfaqësueve të qeverisë, Komuniteti LGBT në Shqipëri hapi sot paradite akvitetet në kuadër të ditës kundër homofobisë.
“Të drejtat e gey-ve janë të drejta të njerëzve dhe nuk duhet të diskutohen. Janë universale dhe janë të njëjta si të drejtat e cdo njeriu në botë. Nuk mund të ketë asnjë argument kundër.”
Kjo është deklarata e prerë e ambasadorit holandez Henk van den Dool i cili duke i dhënë kurajën komunitetit LGBT i kujton Shqipërisë se respektimi i të drejtave të njeriut, edhe ato me orientim të ndryshëm seksual është një nga prioritet që Shqipëria duhet të përmbushë për të hyrë në BE.
“Ka ende injorancë për homosekualizmin. Të ngresh çështjen e orientimit seksual pritet me nënqeshje dhe paragjykim. Besoj se frika dhe paragjykimi rezultojnë nga mungesa e informacionit. Kjo është një sfidë për komunitetin LGBT. Tregoni se kush jeni, sot është një fillim i mrekullueshëm.Respektoni të drejtat e njeriut, si një ndër prioritet që Shqipëria duhet të plotësojë për të hyrë në BE” .
VAN DEN DOOL: REAGON PER SPAHINE
I pyetur se cfarë mendonte për deklaratën e kreut të partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia, ambasadori tha se ndihej i keqardhur që duke mbrojtur vlerat e BE-së kishte ofenduar një njeri. “Kam qenë i surprizuar pasi të tilla deklarata nuk i dëgjon cdo ditë. Dhe sigurisht një nga këto çuditë ka qenë nga fakti se nuk është bërë nga një njeri i thjeshte apo politikan i thjeshtë por anëtar i qeverisë. Më ka ardhur keq, që duke folur për vlera të përbashkëta evropiane paskam ofenduar zotërinë! Më duhet të them që kam gjetur mbështetje nga deklarata që kryeministri ka dhënë dje dhe gjej rastin ta falënderoj publikisht."- tha ambasadori duke shtuar se ishte në të njëjtën linjë me deklaratën e ambasadorit të BE-së Sequi.
ARVIZU: QEVERIA DOLI NE MBROJTJE TE LGBT, E PERGEZOJ
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu përsëriti qëndrimin politik të presidentit Obama pro martesave gey dhe përgëzoi qeverinë "që ka dalë pro të drejtave të këtij komuniteti". Nga qeveria Znj. Filloreta Kodra, Zv. Ministre e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta tha se “shoqëria shqiptare duhet të bashkohet për ti dhënë fund diskriminimit dhe racizmit ndaj ketij fenomeni
HAZIZAJ: KUVENDI TE MIRATOJE LIGJ KUNDER GJUHES SE URREJTJES
“Duam dhe kërkojmë të luftojmë për barazinë, kundër homofobisë. Lufta nuk bëhet vetëm për LGBT por për cdo qytetar që kërkon të jetojë i drejtë dhe i barabartë. Sot Shqipëria nënshkruan një kapitull të ri Shqipëria e re e 2012, e lirisë barazisë dhe vëllazërisë”- deklaroi kreu i ambasadës PINK/LGBT,Altin Hazizaj. Duke ftuar të gjithë të respektojnë të drejtat e këtij komuniteti, Hazizaj tha se ky komunitet ka jetuar dhe më përpara në Shqipëri. Hazizaj i bëri thirrje Kuvendit të shikojë mundësinë për miratimin e një ligji kundër urrejtjes, dhe ftoi politikanë dhe punonjës të administratës të marrin masa për të mbrojtur të drejtat e këtij komunitetit. “Ftojmë të ngrenjë flamurin e LGBT-së kudo që ata jetojnë”.
AXHENDA E FESTIVALIT TE DIVERSITETIT
Festivali i Diversitetit u hap zyrtarisht nё ora 10.00 dhe do tё zgjasё deri nё mbrёmje nё ora 21.00 kur do tё mbyllet festivali. Hapjen e festivalit e kanë përshëndetur ambasadori i Mbretërisë së vendeve të Ulta Henk van den Dool, ai ameriakn Aleksandër Arvizu, Amabsadori i parë i ambasadës PINK/LGBT Pro Shqipёri Altin Hazizaj, si dhe Filloreta Kodra, Zv. Ministre e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta.
Pas ceremonisë së hapjes së festivalit në stendat e ngritura pranë lulishtes ' 3 vëllezërit Frashëri' është celur panari i informacionit mbi diversitetin, ku janë shpërndarë broshura me informacione rreth orientimit të ndryshëm seksual.
Më pas do të prezantohet broshura "Të drejtat e mia para Komisionerti' sidhe do të zhvillohet një bisedë me komisioneren kundër diskriminimit, Irma Baraku.
Aktivitetet zhvendosen rreth ores 13. 00 në zyrën e BE në Tiranë në rrugën 'Ismail Qemali' , ku do të celet ekspozita 'Qyteti i ngjyrave' e cila do të qëndrojë e hapur deri me 31 maj. Ekspozita përmban foto, video dhe dokumentarë mbi multikulturalizmin e shoqërisë shqiptare, e paraqitur kjo artisikisht.
Ndërkaq në darkë ne oren 19.00 do të shfaqet filmi ' 'Small town boy', nëj fim mbi diversitetin e shoqërisë në botë.
(sg/jdshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SONDAZH-A jeni dakord me amb.holandez?