LGBT, Karaj e Pinderi: Çiftet
gay realitet, të njihen ligjërisht

LGBT, Karaj e Pinderi: Çiftet<br />gay realitet, të njihen ligjërisht
Dy përfaqësuesit e LGBT, Kristi Pinderi e Xheni Karaj shprehen do të insistojnë për njohjen me ligj të martesave gay. Të ftuar në studion e Report Tv, organizatorët e "pedalimit kundër homofobisë" thanë se tashmë çiftet gay janë realitet, ndërsa ajo që duhet të bëhet është njohja e tyre ligjërisht.
 
"Janë dy nene, neni 161 dhe 162 në Kushtetutën e Shqipërisë, ku martesa të bëhet më gjithëpërfshirëse, ku të krijohet mundësia e çifteve LGBT që të njihen ligjërisht. Ka shumë çifte të komunitetit që kanë krijuar marrëdhëniet e tyre, duan edhe të kenë fëmijë, por ligjërisht nuk njihet edhe pse është realitet", u shpreh Xheni Karaj.
 
Kristi Pinderi theksoi se në paradë e LGBT nuk mori pjesë asnjë përfaqësues nga qeveria apo opozita. Por, ai vlerësoi prezencën e ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe të Holandës, Dewi van de Weerd. "Na la shije të hidhur që munguan edhe këtë vit përfaqësuesit e qeverisë e opozitës", tha Pinderi.
 
Ata komentuan edhe deklaratat e deputetes së PDIU, Mesila Doda, e cila është shprehur se komuniteti gay po shkatërron konceptin e familjes.  
 
Sot keni organizuar një aktivitet, "pedalimi kundër homofobisë". Dhe çfarë kërkon LGBT?
Xheni Karaj: Janë dy nene, neni 161 dhe 162 në Kushtetutën e Shqipërisë, ku martesa të bëhet më gjithëpërfshirëse, ku të krijohet mundësia e çifteve LGBT që të njihen ligjërisht. Ka shumë çifte të komunitetit që kanë krijuar marrëdhëniet e tyre, duan edhe të kenë fëmijë, por ligjërisht nuk njihet edhe pse është realitet.
Kristi Peinderi: Komuniteti vetë ndjehet më i fuqizuar dhe ndjehet i gatshëm për të qenë i vërtetë me shoqërinë dhe familjen. Na la shije të hidhur që munguan edhe këtë vit përfaqësuesit e qeverisë e opozitës.
 
Kush e kishte konfirmuar pjesëmarrjen? Kishte nga ata që e anuluan në momentin e fundit?
Kristi Pinderi: Ishim duke pritur ministrin e Punës, Blendi Klosi, i cili ndoshta ishte në një aktivitet tjetër, por nuk është kjo e rëndësishme. E rëndësishme është që brenda kësaj qeverie dhe këtij parlamenti kemi mbështetës të sinqertë të kauzës tonë. Ka ardhur momenti që politikanët tanë, z.Berisha dikur kur ishte kryeministër ka patur disa reagime publike, të mbajnë një qëndrim publik ndaj kauzës. Është e nevojshme që ne të dimë qartësisht pozicionet e tyre që të vazhdojmë procesin e negociatave apo debatit të hapur tashmë. Ditët e fundit ka patur një histeri shkrimesh nga njerëz të kompleksuar dhe të gjithë aktorët të jenë gati për të bërë një debat të sinqertë. Debatet për të drejtat e njeriut janë debate të shëndetshme që i bëjnë mirë shoqërisë.
 
Në pedalimin e sotëm ishin të gjithë anëtarët e komunitetit LGBT?
Xheni Karaj: Ne pedaluam sot për ata persona të komunitetit që edhe pse kanë dëshirë të3 jenë të pranishëm, nuk vijnë dot sepse vazhdon diskriminimi në familje, në punë etj. Një pjesë e madhe e personave që kanë qenë sot aty, nesër do të shkojnë në zyra dhe do tu drejtohen "hë mo ti, ishe te parada e gay-ve". Diskriminim ka një kosto jo vetëm morale, por edhe ekonomike.
 
Çfarë ka ndryshuar nga një vit më parë? Është hapur paksa shoqëria?
Kristi Pinderi: Ajo që ka rëndësi të përmendet është fakti që lëvizja është fuqizuar dhe e fokusuar për të ofruar disa shërbime për komunitetin. Siç është qendër rezidenciale që ne e kemi hapur rreth një vit më parë, e cila ofron një shërbim profesional për personat 18-25 vjeç, për ata që largohen nga shtëpia për shkak të orientimit të tyre seksual. Ajo që ka ndryshuar, është mania që kanë disa njerëz, për t'i hedhur benzinë zjarrit të një histeri homofobie që në fakt dëmton rëndë jetët e njerëzve. Kjo ndikon që të krijohet atmosfera mbytëse për komunitetin.
 
Si i komentoni deklaratat e sotme të ambasadorëve... Donald Lu tha se ju jeni guximtarë?
Kristi Pinderi: Nuk është vetëm Xheni e Kristi, por ka një grup të LGBT që janë të motivuar për të vazhduar përpara për të protestuar, herë në skenë e herë në underground. Hashtagu që kemi përdorur është kurajo dhe kjo kurajo u drejtohet personave të komunitetit, lidershipit politik. Dhe në fakt, në fund fare i drejtohet njerëzve që të kenë kurajo e të jenë mendje hapur.
 Xheni Karaj: Ambasadorët kanë qenë ndër aleatët tanë kryesor.
 
Edhe Kisha Katolike ka mbajtur një qëndrim kundër martesave gay...Si e komentoni?
Kristi Pinderi: Kam një respekt të thellë për historinë e Kishës Katolike në Shqipëri dhe për rolin e tyre në çështjet e kulturës dhe hiostorisë së Kishës. Unë nuk kam respekt për institucionin e Kishës. Në historinë e saj, Kisha ka treguar se është opozitare e zhvillimeve pozitive të shoqërisë. Debatet që ndodhin brenda kishës katolike më duken të parëndësishme për kauzën që unë përfaqësoj. Ata janë bërë pengesë si në Kroaci, apo Itali, ku Italia ishte i vetmi vend iu madh Europian që deri para muaj nuk kishte një ligj që të njihte bashkëjetesat gay. Debati për Shqipërinë duhet lidhur me historinë e tolerancës që ka ky vend. Ne nuk kërkojmë të shkatërrojmë një koncept fetar. Nuk kërkojmë të shkatërrojmë një familje, kur ne duam të krijojmë një familje. Nëse unë krijoj një familje me partnerin tim, nuk e di sesi dashuria ime për familjen time do shkatërruaka familjen e Enkel Demit e Mesila Dodës p.sh. Është e njëjta Kishë që nuk pranonte që toka rrotullohet, që i fuste njerëzit në turrën e druve. Shumë vite më vonë pranoi të kundërtën.
 
Ka një ndryshim paragrafi për reformën në drejtësi kundër diskriminimit...
Xheni Karaj: Jemi në dijeni dhe e them  përsa i përket debatit me znj.Mesila se për të kam respekt, është ndryshe të flasësh si besimtare e ndryshe si politikane. Është e pafalshme që një politikane të bëjë deklarata të tilla e të përjashtojë LGBT nga ligjet. Ligjet duhet të përfshijnë të gjitha kategoritë.
Kristi Pinderi: Se shtohet një paragraf në Kushtetutë nuk besoj se e bën gjithëpërfshirëse Kushtetutën. Kushtetuta jonë është gjithëpërfshirëse. Kjo Kushtetutë të na thotë se disa nene të Kodit të familjes janë antikushtetuese.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon