LGBT kërkesë PD: A mendoni se homoseksualizmi është sëmundje?
Lidhur me pjesëmarrjen e aktivistëve të komunitetit të LGBT në zhvillimin e leksioneve dhe orëve të hapura në shkollat e mesme në Tiranë dhe kundërtimi që ka hasur nga deputetët demokratë, Aleanca e LGBT ka dërguar një letër drejtuar kryetarit të PD
Xheni Karaj, aktiviste e LGBT
Lidhur me pjesëmarrjen e aktivistëve të komunitetit të LGBT në zhvillimin e leksioneve dhe orëve të hapura në shkollat e mesme në Tiranë dhe kundërtimi që ka hasur nga deputetët demokratë, Aleanca e LGBT ka dërguar një letër drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe presin një përgjigje prej tij.
“ A mendon zyrtarisht PD se homoseksualizmi është sëmundje?”
Aleanca e LGBT
Letra e plotë e Aleancës LGBT
I nderuar z. Basha,
Bazuar në legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit në Republikën e Shqipërisë, po sidomos bazua rnë interesin e lartë publik, po ju dërgojmë permes këtij dokumenti kërkesën tone zyrtare për të na kthyer një përgjigje për cështjen si mëposhtë vijon:
Në emisionin “Pasdite në Top Channel” shfaqur në televizonin kombëtar Top Channel, deputeti I parties dmeokratike për qarkun e Gjirokastrës, z.Tritan Shehu e konsideroi komunitetin LGBTI si jo normal duke aluduar se të qënit homoseksual (gej, lezbike, biseksual/e, transgjinorë) është një gjëndje jo normale, pra patoligjike, ose sëmundje. Më konkretisht, duke iu referuar Planit Kombëtar të Masave për LGBT miratuar me vendim të qeverisë në 2016 z. Shehu u shpreh në transmetimin e datës 26 Mars të emisionit në fjalë se:
“Ky protokoll synon të krijojë disa keq orientime të adoleshentëve”. Më herët në rrjetet sociale z. Shehu u shpreh: “Kjo është një precedencë e rrezikshme në të gjitha planet, që mund të shtyjë drejt devijimit nga norma të prirjeve seksuale të këtyre fëmijëve akoma adoleshentë”.
Edhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë shprehur me tone që në rast se nuk shpjegohen më tutje, rrezikojnë të krijojnë përshtypjen sikur në Partinë Demokratike mbizotëron mendimi se të qenit LGBT është në vetvete një sëmundje, apo po të përdornim fjalët e deputetit Shehu: “devijim nga norma”, pra jo normale.
Për këtë arsye, pyetja për të cilën ne kërkojmë zyrtarisht një përgjigje nga ana juaj, për të sqaruar sidomos komunitetin LGBT që voton partinë tuaj është:
- A mendon zyrtarisht PD se homoseksualizmi është sëmundje?
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Politikanë frikacakë’, Aktivistja Xheni Karaj replikon me Sokon e Lapajn: Pretendoni se po i the bashkisë që je LGBTI, ‘fap’ të jep kredi të butë për strehim
14 Tetor, 19:20
-
‘Parada e Krenarisë’, komuniteti LGBT marshon në Tiranë me moton 'Çdo ngjyrë, një familje'! Aktivistja: S’jemi kërcënim për shoqërinë (FOTO)
25 Maj, 17:32
-
Dasma e 2 vajzave në tarracën e bashkisë Tiranë, teologu Çako: Nuk është martesë fetare krishtere! Xheni Karaj: Dashuria e tyre s’dëmton askënd
20 Maj, 14:50
-
U kërcënuan me jetë, protestë solidarizimi për dy aktivistet e LGBTQ+
24 Shkurt, 15:15
-
Rusia miraton projektligjin që ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë për transgjinorët
14 Korrik 2023, 19:02
-
‘2 djem dashurohen dhe shpëtojnë botën’, filmi i animuar shkakton debat në Tiranë! Koalicioni ‘Pro Familjes’: Ndikon tek fëmijët! Kinemaja në Tiranë shtyn shfaqjen
24 Nëntor 2022, 14:46
-
Aktivistja e LGBT-së, Xheni Karaj flet pas sulmit në Beograd: Askush nuk e ndal luftën tonë për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë
19 Shtator 2022, 20:47
-
Përkrahën me aktivizëm komunitetin LGBT+, dënohen me vdekje dy gra në Iran
5 Shtator 2022, 21:18
-
Aktivistja Xheni Karaj vlerësohet me çmim ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të LGBTI+
23 Prill 2022, 20:22
-
Prishtinës dhe Tiranës i duhet vërtetësia dhe vuajta e personave LGBT për t'u bërë më njerëzorë
17 Mars 2022, 21:46
-
Xheni Karaj shkon në Kishën e Pastor Akil Panos me të dashurën, ironia: Shkova me mendje të hapur, mbeta sërish lesbike
8 Nëntor 2021, 09:23
-
A jemi gati për martesat Gay dhe birësimin e fëmijëve? 'Debati i shekullit' edhe në Shqipëri, flasin palët dhe grupet e interesit! Kisha dhe Xhamia kundër, qytetarët të dyzuar
25 Shtator 2021, 16:05
Po PD eshte vete homoseksuale.
PërgjigjuJeni virus latent qe jeton ne trupin e njeriut. Jeni CMV qe po u aktivizua nga faktore te jashtem( si puna juaj) dhe Pinderit, shkaktojne dhe fatalitet. Cfare doni ju? Qe ne te tjeret te heshtim? Po ju perse flisni? Apo juve keni problemin e orientimit ndryshe seksual? Ne nuk e kemi. Cfare te bejme? Mos te flasim per te mbrojtur ato vlera qe perfaqesojne? Apo te heshtim per vesin tuaj propagandues. Zonje, Zonjush, burre, grua, nuk e di ne cfare kategorie sociale e kategorizoni veten , Bukizmi nuk eshte fenomen qe shfaqet vetem ne performancen tuaj seksuale, shfaqet kudo, ne cdo shtrese dhe problem social, ekonomik dhe psikik. Per kete problem lerini te merren mesueset e edukates qytetare, ju po dhunoni psikologjikisht femijet, neve si prinder dhe ambjentin social.
Përgjigjuhallall nje analize pergjigje shume e mire artikuluar shpresojme te share sa me shume se eshte me te vertet shume goditur