Dasma e 2 vajzave në tarracën e bashkisë Tiranë, teologu Çako: Nuk është martesë fetare krishtere! Xheni Karaj: Dashuria e tyre s’dëmton askënd

Ceremonia simbolike e martesës së e Albës dhe Edlirës, në tarracën e bashkisë së Tiranës ka ngjallur reagime në publik. Çifti i së njëjtës gjini u celebrua simbolikisht nga dy pastorë britanikë.

Teologu Miron Çako, i ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv tha se martesa nuk është fetare.

‘Këta pastorë kanë ardhur si priftërinj të zotit që duket shou, nëse është shou nga ana ligjore, nuk është nga ana fetare.  Ata kanë ardhur në emër të Krishtit.  Nga fillimi në fund Bibla flet kundër homoseksualitetit. Në emër të Biblës ata nuk e bërë. Nuk është një martesë fetare krishterë, nuk mbështetet në asnjë vend. Nuk janë të krishterë dhe vet komuniteti i krishterë është kundër kësaj shërbese fetare. ‘- tha Çako.

Aktivistja e LGBT-së, Xheni Karaj, u shpreh se dasma ishte simbolika dhe se rruga tjetër që po ndiqet është ajo ligjore, pasi çdokush duhet të ketë të drejtën që të kurorëzojë dashurinë.

'Martesa ishte simbolike, ishte një dasëm. Rruga kryesore është që të njihen ligjërisht si prindër të vajzave të tyre. Më intereson ligjërisht të jemi të mbrojtura ligjërisht. Nëse dikush nga ne duhet të ndërmarrë një vendim për një ndërhyrje shëndetësore unë duhet ta kem këtë mundësi. Edhe të lëvizi jashtë vendi nuk mund të lëviz, pasi nuk njihet ligjërisht si nënë të këtyre fëmijëve. Eda dhe Alba kanë 14 vjet bashkë. Çdo personi tjetër që dashurohet duan të kurorëzohet dhe të celebrojnë dashurinë e tyre. Ose kjo formë dashurie duhet të merret si provokim. Kë dëmton kjo lloj dashurie. Bota vazhdon të rrotullohet. Asnjë apokalips nuk ndodhi.’- u shpreh Karaj.

Robert Gajda komisioneri Kundër Diskriminimit e cilësoi martesën si ngjarje simbolike në vetvete, ndërsa e cilësoi legjislacionin shqiptar si diskriminues për disa njerëz që duan të kenë familje.

‘Ngjarje simbolike në vetvete. Martesat mes personave të së njëjtës gjini janë të ndaluara. Sot jemi në një situatë kur personat që duna të bashkëjetojnë apo rrinë bashkë janë të kufizuar që të qëndrojnë bashkë, për mënyrën si neve kemi ndërtuar shoqërinë tonë, ky legjislacion rezulton në mospërputhje pasi krijon një kufizim me karakter gjinor për personat që duan të ndërtojnë familje. Në bazë të këtyre parimeve ky legjislacion është diskriminues duke ndaluar disa njerëz të kenë familje. Nuk do të merrem me termin fetar, por termi i ‘neveritshëm’ do të doja të shmangja. Nëse flasim për të drejtat njeriu nuk mund të flasim për të drejtat e njeriut duke pasur në mendësinë tonë shumicën. Instrument tjetër që mund të përdorin qytetarët të realizuar të drejtat është edhe Gjykata Kushtetuese. Në mbrojtje të pakicave, kushtetuta është të respektojmë ligjet dhe kushtetuta nuk e ndalon një gjë të tillë. Në këtu po shkelim të drejtat e njeriut’- u shpreh Gajdja.

Avokat Gylsen Zhllima tha se nëse komuniteti do ta kishte seriozisht duhet t’i drejtohet rrugës parlamentare.

‘Nga pikëpamja legjislative çdo komunitet ka të drejtën tij të mbledhë 20 mijë firma dhe të kërkojë të drejtën. Ligjvënësi jonë është shumë i qartë, kur ndalon që komuniteti ka të drejtë t’i drejtohet parlamentit. Në rast se ne i referohemi tarracës së bashkisë është simbolike është vetëm një shou. Nëse komunitet do ta kishte seriozisht duhet ti drejtohet rrugës parlamentare.’- u shpreh Zhllima.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: ushtruan dhunë!