LGBT kërkoi që të mos e votonin
Mesila Doda: S'e dua votën tuaj

Komuniteti LGBT paraqiti dje listën me katër kandidatë për deputetë që nuk duhet votuar në zgjedhje për shkak se janë homofobë.

Një prej tyre që nuk duhen votuar sipas LGBTI është Mesila Doda, krahas Nard Ndokës, Eduard Ndocajt dhe Tritan Shehut. 

Por ndaj kësaj thirrje të komunitetit LGBTI, ka reaguar edhe deputetja e PDIU e cila është shprehur se nuk e do votën e këtij komuniteti.

“Të dashur miq, sot komuniteti LGBTI më shpalli zyrtarisht armike dhe se nuk do kisha asnjë votë, i falenderoj për sinqeritetin dhe u them nuk e dua votën tuaj, por kërkoj votën e kujtdo që mendon se familja tradiconale është e para”, tha Mesila Doda gjatë një takimi që PDIU zhvilloi në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

LGBT në fushatë: Këto janë 4 politikanët që nuk duhet të votoni
Pro LGBT dhe Aleanca LGBT, dy organizatat kryesore në mbrojtje të komunitetit LGBTI, njoftojnë se kanë ndërmarrë nismën “Mendo Politikisht”.

Kjo nismë synon të inkurajojë komunitetin LGBTI të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2017, i pajisur me informacion të detajuar mbi qëndrimet që partitë politike kanë mbi çështjet e këtij komuniteti.

Në njoftimin e shpërndarë nga LGBT, theksi vihet tek 4 politikanë që kanë mbajtur qëndrime diskriminuese ndaj këtij komuniteti. Bëhet fjalë për Nard Ndokën, Eduart Ndocajn, Mesila Dodën dhe Tritan Shehun. 

Sipas studimeve botërore 2 – 12% e popullsisë së një vendi i përket komunitetit LGBTI. Të dhënat zyrtare të KQZ tregojnë se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri numri i votuesve të regjistruar ishte 3.271.885 nga të cilët rreth 110.000 janë pjesëtarë të komunitetit LGBTI.

[gallery]22666[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi