LGBT nis përgatitjet për 17 majin
paradën kundër homofobisë

TIRANE - Parada e tyre vitin që shkoi ngjalli shumë debate, madje zëvendës Ministri i Mbrojtjes deklaroi se do i zëmë me hu ata. Kurse komuniteti mysliman doli në protestë me 17 maj. Por këto ngjarje duket se nuk e kanë trembur fare komundetin LGBT në Shqipëri, të cilët edhe këtë vit janë duke u përgatitur për Festivalin e dytë të Diversitetit, kundër homofobisë, qё organizohet nё 17 Maj 2013, Ditën Ndёrkombёtare kundër Homofobisё.

Dita Ndёkombёtare kundёr Homofobisё kёtё vit ka si temё tё saj qendrore homofobinё nё internet, nёn moton: “Lufto virusin e homofobisё nё internet dhe nё mediat sociale!” Arsyeja pse mban këtë moto është se si në shumë vende të botës edhe në vendin tonë homofobia dhe intoleranca ndaj komunitetit LGBT janё tё larta dhe mediat sociale e interneti, përpos vlerave tё tyre pozitive, janё shndёrruar nё njё mjedis bulizmi, dhune dhe diskriminimi ndaj personave LGBT, sidomos ndaj adoleshentёve dhe tё rinjve.

Festivali i Diversitetit 2013 ёshtё njё ditё informimi dhe ndёrgjegjёsimi publik mbi tё drejtat e njeriut tё komunitetit LGBT, duke dashur tё sjellё nё vemendje se homofobia ёshtё njё sёmundje qё prek dhe dёmton tё gjithё shoqёrinё tonё. Ambasada PINK është duke punuar pёr tё lobuar nё forcimin e legjislacionit mbi fjalimet e urrejtjes dhe nxitjen e urrejtjes, pёrfshi edhe atё nё mjetet e komunikimit kompjuterik dhe punon afёr me komunitetin pёr t’i informuar ata mbi rreziqet qё mund tu kanosen nga aktiviteti i tyre nё rrjet sociale.

 

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 27 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion