LGBT paradë me biçikleta kundër homofobisë, Lu, Manastirliu dhe Manjani mbështetës

Në prag të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare të komunitetit LGBT përfaqësues të tij të mbështetur nga Ambasadori i amerikan në Tiranë i shoqëruar nga ish-ministri Ylli Manjani dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, zhvilluan një marshim kundër homofobisë. Përfaqësues të komunitetit theksuan se ndjehen të diskriminuar ndaj dhe i bënë apel institucioneve për më shumë të drejta. Pedalimi zhvuillohet për vitin e shtatë rradhazi, për të pasur një komunitet pa barriera gjinore.

Mbështetësi më i madh është ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ku ka parakaluar i pari, i shoqëruar me ambasadorë të tjerë.

Manjani ishte një zë kritik ndaj LGBT në shkolla, por sot ai është parakalues ndaj paradën kundë homofobisë.

Manjani për Report Tv ka thënë që ofron shërbim ligjor falas për këdo që ndihet i diskriminuar, dhe që është mbështetës i aktivitetit pasi po zhvillohet në shesh publik dhe jo në shkolla.

Xheni Karaj, aktivistja e LGBT, ka folur pë Report Tv dhe ka thënë ashtu siç nuk e bëmë Ylli manjanin gay, ashtu nuk do të bëjmë as të tjerët, por e kemi protur me dashuri ish-ministrin, ashtu siç do të presim gjithë të tjerët, pasi ne dhurojmë vetëm dashuri, është shprehur Xheni.

12 KURIOZITETE PER PARADEN E TIRANES nga Kristi Pinderi

Ne pritje qe aty te zbardhet dhe per faktin qe ky eshte viti i pare qe nuk do te jem fizikisht, me mbetet vetem te kujtoj dhe te risjell ne vemendje disa fakte interesante per ate qe quhet tani Tirana (P)Ride :) Gjera qe kane ndodhur ne menyre shume spontane por jane vertet te bukura tani qe po i mendoj dhe po i rendis:

1. Ideja ka ardhur ose nga Xheni ose nga une. Por per nje ironi shume te drejte tani eshte harruar dhe nuk e di me njeri se kush, ne fakt, e pati idene fillestare. Dihet vetem qe idene per te patur ne parade bicikleta e ka dhene Enedi

2. Ka qene nje dite me nje shi te rrembyeshem aq sa deri 30 minuta para se te fillonte asnjeri nga ne nuk ishte i sigurt nese do e benim apo jo. Kemi thene me njeri tjetrin ne telefon: nuk ka rendesi nese vijne apo jo njerez te tjere, do e bejme per veten tone.

3. Vitin e pare (14 maj, ishte pasdite, ne mos gaboj ora 4 e pasdites) ishin 10 bicikleta dhe nje motorr. Nga keto nje biciklete ishte e gazetarit te Reuters Benetit i cili e ka bere pedalimin te plote bashke me ne dhe intervistat i ka bere pikerisht teksa ishim duke pedaluar ne dhe ai bashke :)

4. Nje tjeter person ne ato bicikleta ishte Cindy nje prokurore amerikane. Ka disa gjera qe nuk thuhen gjithmone por gjithmone kam menduar se ishte pikerisht ajo arsyeja pse dy te rinj qe na hodhen shashka ate dite jo vetem qe u kapen nga policia por di qe ata kane qene nder te paret shqiptare ndaj te cileve u testua nga sistemi i drejtesise denimi alternativ: ore pune ne komunitet :)

5. Deri ne momentin kur ishim nderkohe ne bulevard duke pedaluar nuk e kishim vendosur nese vertet do e benim rrugen e plote, pra do ta pershkonim apo jo te gjithe bulevardin. Adrenalina ishte aq e larte sa dikush propozoi qe te sheshi skenderbej te vazhdonim per te zyrat e Aleances e te mos ktheheshim me aty ku u nisem :) Policet ne makina qe kishin dale per te siguruar rendin na pyesnin rruges cdo 50-100 metra: cili eshte itinerari?

6. Ai event ishte arsyeja e organizimit per here te pare ne Opinion te nje emisioni me teme LGBT. Eshte nje nder emisionet me te ndjekura ne historine e Opinion-it. Thuhet :) se ish kryeministri ne ate kohe kerkoi te nesermen kaseten pasi nuk e kishte pare nje nate me pare.

7. Nuk kaluan as tre vjet dhe parada shqiptare me bicikleta u kopjua nga te pakten 5 vende te tjera. Nje parade te tille me bicikleta te kopjuar nga Shqiperia zhvillon edhe sot kryeqyteti i Vietnamit Hanoi edhe Delhi ne Indi, sa per te permendur dy me kryesoret.

8. Edhe pse nje event relativisht jo masiv deri me sot, Parada me bicikleta eshte pikasur edhe nga The Economist qe e ka cilesuar "a smart solution".

9. Takimet per organizimin e eventit u zhvilluan per here te pare ne bar Noel tek teatri Kombetar :)

10. Propozimi me i cuditshem ishte gjate diskutimit per logon dhe aspektin viziv. Ne menyre qe te evitoheshin zgjedhje qe mund te dukeshin si nacionaliste (si psh nje imazh identifikues me flamur a me Skenderbe) u propozua qe parada e Tiranes te kishte si imazh nje macok te zi. Google ose racen Bombay ose Korat :) ashtu ngjante. Ne fund u zgjodh imazhi/poster me poshte i bere nga ErJon Tela (i cili nuk kishte bere kurre me pare asnje pune ne dizajn). I njejti imazh u perdor edhe per bluzat.

11. Per nje arsye te cuditshme ka alternim te kohes vit pas viti: nje vit eshte shi, nje vit diell.

12. I pari person qe e ka nenvleresuar kete aktivitet, ne fakt, ka qene kryeministri aktual. Kur e takuam para se te fitonte zgjedhjet na tha shprehimisht: "Ca eshte ajo gjeja qe beni ju me bicikleta?! Do bejme nje gje me te madhe se ajo". Ne fakt ky ngazellim rezultoi te ishte i perkohshem. Por edhe nje budallallek me brire i tipit premtim fushate, se fundja c'pune ka kryeministri te mendoje se si do e bejne aktivistet paraden?! Jo vetem qe ska bere asgje por as te eventi me bicileta nuk ka ardhur dot asnjehere :) Qe pas vitit 2013 deri momentin e fundit ka gjithmone nje punonjese te qeverise qe na thote: "Ministri eshte duke ardhur", "presim edhe pak se ministrja po vjen". Kane kaluar disa ministra e ministresha dhe, sigurisht, asnjeri dhe asnjera nuk kane mundur dot te ngrihen ne nje nivel me te larte se frika qe mund te kene ndaj paragjykimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Parada e LGBT, Pinderi-Dodës: E ulët që përdor një fëmijë për çështje politike

Aktivisti i LGBT i është përgjigjur akuzave të ish-deputettes të PDIU, Mesila Dodës, ku kjo e fundit, postoi një fotografi të një fëmijë të veshur me bluzën e LGBT në paradën kundër homofobisë që po zhvillohet sot në kryeqytet, duke e quajtur veprimin si një abuzim me të mitur.

Pinderi i drejtohet ish-deputetes duke e quajtur skandaloze dhe të ulët përdorimin e imazhit të një fëmije për të përdorur për çështje politike, aq më tepër pa lejen e prindërve.

Kristi Pinderi ka shkruajtur në profilin e tij në Facebook, ku thotë që askush nuk ka nevojë të marrë leksione nga Mesila se si të rrisë dhe edukojnë fëmijët.

Mesila Doda është një zë i kritik kundër fushatës të LGBT nëpër shkolla. Në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet, kryesisht të Tiranës kanë nisur zhvillohen diskutime lidhur me bullizmin dhe komunitetin LGBT, si pjesë e një fushate për ndërgjegjësimin mbi të drejtat e njeriut.

A ka mundesi ti thote dikush kesaj qe eshte skandaloze te perdore imazhin e nje femije per te bere politike?! Aq me teper duke e bere kete gje pa lejen e prinderve te femijes! Pastaj a mund ti thote dikush edhe se prinderit e kesaj femije nuk kane nevoje per leksione nga Mesila si duhet te rrisin femijen e tyre dhe a duhet apo jo ta edukojne me dashuri per njerezit dhe per diversitetin?!

Kristi Pinderi, aktivist i LGBT

Ora 12:30
Fëmija me bluzën e LGBT, ish-deputetja Mesila Doda: Abuzim me të mitur dhe jo model për edukimin e brezave

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda e ka rishprehur edhe njëherë hapur qëndrimin e saj kundër komunitetit të LGBT. Ajo ka “shpërthyer” me akuza në një status të Facebook. Pas deklaratave të mëparshme të saj, Doda ka postuar një foto të një fëmije të veshur me ngjyrat përfaqësuese të komunitetit të LGBT, dhe e ka quajtur një abuzim të pastër më një të mitur. Ajo thotë që duhet të ngremë zërin për të ruajtur fëmijët nga korrentet ideologjike të LGBT.

LGBT nuk mund të jetë model për brezat e rinisë shqiptare përfundon Doda në statusin e saj në Facebook.

Sot ne mengjes hasa me kete foto qe eshte shprehja me e paster e abuzimit me nje te mitur...

Nese dikush ende ngren zerin per te ruajtur femijet e te rinjte nga korrentet ideologjike LGBT, etiketohet dhunshem si person qe nuk respekton te drejtat e njeriut, mendjembyllur, konservator, fshatar... i padenje per shoqerine e sotme e te tjera me rradhe...

Tani, qe nje femi, apo te ri a te re, ta induktosh me qenjen pjese te komunitetit LGBT, te futesh tek femijet nje bote seksuale e cila nuk egziston, te besh te dyshojne ne seksualitetinne tyre qindra femije, te rinj e te reja qe kalojne normalisht ne fazat e veshtira te rritjes, mua me duket abuzim, mosrespektim i te drejtave te femijeve dhe te rinjve dhe dhunim psikologjik per te çuar permes konfuzionit te moshes ne perzgjedhje te dhunshme te nje identiteti te ri seksual...

Kjo nuk duhet te jete pjesee kultures tone... individet me prirje te ndryshme seksuale jane pjese e shoqerise shqiptare, e nuk ka asnje arsye qe te keqtrajtohen apo te anatemohen nga pjesa tjeter e shoqerise,... por nuk mund te jene model per edukimin e brezave e as arsye qe te sjellin perzgjedhjen e tyre seksuale si forma e duhur e rritjes se individit modern ne shoqeri.

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda në Facebook

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahri spiuni: 14/05/2018 07:29

    Zbardhet takimi LU Manjani!ky Manjani qenka pederast.prandaj e ka ftuar zoti LU per ket parade.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë