LGBT, pedalim në Tiranë kundër
homofobisë, Lu: Guximtarë

LGBT, pedalim në Tiranë kundër<br />homofobisë, Lu: Guximtarë
Përfaqësues të komunitetit LGBT pedaluan me biçikleta sot në Tiranë kundër diskriminimit dhe homofobisë.

Dhe pse asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare nuk ishte me ta, mbështetjen e morën nga përfaqësuesit diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe asaj holandeze.

Organizatorët e këtij aktiviteti, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj u shprehën se duhet ende shumë punë për të garantuar të drejtat e komunitetit LGBT, pasi sipas tyre ata ndjehen të diskriminuar dhe të paragjykuar.  Sipas tyre, marshimi i sotëm bëhet për të mbështetur të gjitha ata që s'kanë gjetur guxim të dalin qoftë dhe për shkak të frikës.

"Ka patur njerëz që këto ditë kanë evokuar kohën e Enver Hoxhës pasi e kanë shumë bezdi që disa njerëz të kërkojnë të drejtat e tyre. Ne dolëm që tu themi atyre njerëzve që historia nuk kthehet pas, por shkon vetëm përpara. Edhe vjet kemi qenë në të njëjtin pozicion e ne na vjen turp që nuk ka asnjë përfqësues të qeverisë e politikës shqiptare, por ka vetëm miq të nderuar nga komuniteti ndërkombëtar", u shpreh Pinderi.  

"Edhe pse jemi mbledhur shumë vetë sot, ka shumë persona nga komuniteti që akoma nuk kanë mundësi të dalin hapur e të pedalojnë me ne për shkak të diskriminimit. Ne do të pedalojmë për të gjithë të rinjtë e të rejat që diskriminohen në shkolla, që nuk kanë kanë mundur të kenë akses në shëndetësi dhe për të gjithë ata që diskriminohen nga familjet e tyre", tha Xheni Karaj.

lgbt

lgbt

lgbt
 Foto të tjera..

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u shpreh se vlerëson guximtarët që luftojnë për të drejtat e tyre.

"Kam respekt shumë të madh për guximtarët që luftojnë për të drejtat e njerëzve LGBT", deklaroi Lu.  

Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Dewi van de Weerd tha se ndjehej e entuziazmuar për praninë e madhe të qytetarëve në pedalimin e LGBT.

"Jam e kënaqur që jam këtu sot dhe ka një prani gjithnjë e më të madhe të qytetarëve që janë të pranishëm dhe marrin pjesë në këtë aktivitet. Dua të shpreh vlerësimin për guximin që kanë këta njerëz", u shpreh ambasadorja holandeze në Tiranë. 

Për të shmangur çdo incident në këtë aktivitet policia e Tiranës angazhoi afro 200 forca policie ndërsa në përfundim të pedalimit me biçikleta dhe simbolet e këtij komuniteti nuk u shënua asnjë incident.
 
Në këtë pedalim nuk mungua dhe një numër i madh i të huajve që jetojnë e punojnë në Shqipëri ndërsa për disa minuta ata qëndruan dhe në hyrje të kryeministrisë duke kërkuar më shumë të drejtat LGBT.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon