Kjo eshte nje deklarate zyrtare e Aleances LGBT dhe Pro LGBT ne lidhje me pergjigjen qe z. Edi Rama i dha gazetares Ilva Tare per LGBT. (Pergjigjen
e Rames e gjeni ne linkun ne fund te kesaj deklarate).
Gazetarja Ilva Tare e pyet troc dhe pa asnje kompleks z. Edi Rama: A do i legalizoni martesat gej?
Rama: “Kjo është një gjë e cila nuk i takon një partie, sigurisht i takon shoqërisë... i takon forcave politike (!)”
LGBT: Zoti Rama! Cështjet tona, të nivelit personal ne i kemi zgjidhur me veten tonë dhe po luftojmë t’i zgjidhim me pjesën tjetër të shoqërisë duke punuar ditë pas dite. Por ne jemi qytetarë, jemi votues, jemi kontributorë në këtë vend ndaj kërkesat për të përmirësuar jetën tonë pa dëmtuar jetën e askujt, do duhet t’ua bëjmë partive politike që na kërkojnë votën, sepse nuk kemi gjetur akoma ndonjë sistem tjetër demokratik si ta përmirësojmë jetën tonë. Kujt tjeter?!
Pastaj, ku ndryshon “partia” politike nga “forcat politike”?!
Rama: “Kjo i takon një debati më të gjerë”.
LGBT: Po! Kjo i takon një debati shumë të gjerë. Pse u dashka që kryetari i opozitës, që është edhe drejtues i strukturave europiane të së majtës, mos jetë pjesë e këtij debati?! Kush tjetër pra, duhet të jetë pjesë e këtij debati?
Rama: “Ne nuk mund të jemi modernë… për të qenë modernë pa lidhje…”
LGBT: Komuniteti LGBT jeton në të njëjtën Shqipëri që ju thoni se nuk ju pëlqen dhe doni ta ndryshoni. Zgjohen cdo ditë me frikën se mos dikush zbulon që ata janë ndryshe. Dashurohen si një nevojë e padiskutueshme e cdo qënieje njerëzore për të jetuar por në fund të kësaj dite lumturinë e kësaj dashurie nuk mund ta ndajnë dot, as me nënë as me babain as me motrën dhe as me vëllain. Shkojnë në punë duke luftuar përditshmërinë për të qenë dinjitoz e të sukseshëm si të gjithë njerëzit e kësaj bote por rregullat e lojës janë të pabarabarta sepse në cdo moment duhet të fshehin faktin mëse normal që janë ndryshe, sepse ndryshe mund të trajtohen pastaj atje ku punojnë. Për cfarë moderniteti e keni fjalën?
Rama: “Ne duhet të jemi racionalë, europianë, ...duhet të ndjekim me shumë mençuri dhe urtësi rrugën e duhur pa bërë kapërcime që stonojnë”!
LGBT: Si ka mundësi që pjestari i së njëjtës familje socialiste europiane si ju, Presidenti Hollande paska bërë “kapërcime të tilla që stonojnë”, duke përdorur argumentin që “tani është momenti” për të folur dhe për të vepruar në drejtim të respektimit në mënyrë të barabartë të të drejtave të
njeriut? Cili mendoni ju se duhet të jetë momenti që ne duhet ti bëjmë këto “kapërcime” sic i quani?
Cfarë date, çfarë viti, çfarë muaji?
Rama: “Mua gjithmonë më kanë akuzuar për ekstravagant dhe modernist gjë që për mua nuk është akuzë por krenari”.
LGBT: Zoti Rama! Ne nuk po flasim as për ccorape të verdha apo të kuqe dhe as për fasadat e Tiranës...
Aleanca Kundër Diskriminimt LGBT dhe Pro LGBT ndjehen të zhgënjyera për faktin absurd që punojnë dhe luftojnë në një vend ku drejtuesi i së djathtës, pa patur një program mbështetës të vetë partisë që drejton, guxon të na dëgjojë në sy të shqiptarëve dhe të te gjithë botës, kurse lideri i së majtës që përdor retorikën dhe madje formën e fushates se Obamës (si psh autobuzi Tirane-Durres), Hollande, Tony Blair dhe të të gjithë eurosocialistëve, jo vetëm nuk pranon te na ta takojë, të na dëgjojë dhe të diskutojmë, por na akuzon se jemi “modernist”, “ekstravagant” e na thote se jemi “të parakohshëm”.
Cfarë na shqetëson ne nuk është fakti pse Rama është i pari i majtë në Europë që mendon se e drejta për të jetuar lirisht dhe për të jetuar bashkarisht është “më katolike se papa”.
Na shqetëson fakti që edhe zoti Rama mendon se ne jemi “të parakohshëm”!
Ne kërkojmë nga ai që të dalë nga kompleksi per të mos diskutuar këto çështje, sepse të drejtat e njeriut nuk mund të jenë garë mes vendesh që konkurrojnë se kush ka ekonominë më të sigurt.
Atë garë le ta bëjë edhe Kina edhe Gjermania, por edhe Shqipëria po të dojë e po të ketë mundësi!
Ne po flasim për të drejtat e njeriut, që janë të panegociueshme. Sot, jo nesër, apo pasnesër. Sot, është koha!
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com