L’heure (1916)/ Esat Pasha nga Maqedonia: Do ta mposhtim militarizmin gjerman!

L’heure (1916)/ Esat Pasha nga Maqedonia: Do ta mposhtim militarizmin gjerman!

“L’Heure” ka botuar, të premten e 1 shtatorit 1916, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratat e Esat Pashë Toptanit ndaj militarizmit gjerman, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha, i cili erdhi në Maqedoni për të ndihmuar gjeneralin Sarrail, bëri deklaratat e mëposhtme në prani të disa gazetarëve :

“Unë vij këtu, tha ai, me të gjithë ushtarët e mi, të cilët nuk janë të shumtë në numër, por që formojnë një ushtri të vogël me të njëjtin mendim si të gjithë ushtarët Aleatë, për të luftuar me guxim deri në fitoren përfundimtare të Antantës. Unë besoj se ne jemi në prag të ngjarjeve madhore në Ballkan.

Përfitova nga qëndrimi im në kryeqytetet evropiane për t’u takuar me shtetarët e Antantës mbi Shqipërinë. Unë u largova me shumë besim për fatin e ardhshëm të vendit tim. Të gjitha fuqitë Aleate e njohën integritetin e Shqipërisë dhe më deklaruan se kushtet e Traktatit të Londrës janë ende në fuqi. Antanta më premtoi ndihmën e saj në rivendosjen e paqes në vendin tim dhe rimëkëmbjen e tij.

Unë jam i bindur në mënyrë të padiskutueshme se Gjermania më në fund do të mposhtet. Që në ditët e para të luftës evropiane, bëra të njëjtin pohim që faktet e përforcojnë sot. Pasuritë e mëdha të Francës, Anglisë, Rusisë dhe Italisë, rezervuarët e tyre të pasur me burra dhe municione do të mposhtin përfundimisht militarizmin gjerman.”Darsiani.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 09/02/2020 10:38

    Mjaft më me Esatëra dhe Ahmetëra, mjaft!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik

Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik