Lufta e Shkodrës përmes 1 ditari anonim, historiani: Të vërtetat për Hasan Riza Pashën dhe Esat Pashë Toptanin, si ndikoi konflikti me Ismail Qemalin në shtrembërimin e historisë

Ndërsa shqiptarët ishin të detyruar të bënin betejën e tyre më të fortë në mbrojtje të qytetit, për 7 muaj me radhë, një telegrafist do të dëshmonte në ditarin e tij “Luftën e Shkodrës, 1912-1913”.  I ruajtur në origjinal në Arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës, studiuesi Hasan Bello, e nxjerr në dritë këtë ditar anonim përmes një botimi. Kjo siç thotë edhe për të sjellë në vëmendje Luftën më të madhe që bën shqiptarët në shekullin e XX, së cilës, historiografia duket se i ka ende borxhe....

“Autori i këtij ditari nuk dihet, por kemi të dhëna që ka qenë telegrafist i qytetit të Shkodrës, një pjesëtar i lagjeve katolike, kjo del edhe nga përmbajtja e ditarit.

Ky ditar  përfshin një hark kohor nga tetori i 1912-ës deri në prill të vitit 1913  dhe është një nga burimet shqiptare më autentike. Sigurisht ky ditar për nga rëndësia dhe vlera që ka krahasohet me ditarin e gazetarit italian Gino Berri dhe të gruas së konsullit të Austro Hungarisë në Shkodër, Hortense von Zambaur. Nga ana sasiore është shumë i vogël ka 76 faqe, por sa i përket informacionit është një informacion shumë i saktë dhe kjo konfirmohet edhe nga burimet e tjera dokumentare apo ditarët e këtyre personaliteteve që përmenda pak më sipër”, thotë historiani Hasan Bello.

Ditari jep në hollësi mbi gjendjen përgjatë Luftës së Shkodrës, situatën e vështirë ekonomike dhe luftarake e qëndresën ndaj agresionit serbo-malazez. Detajet e telegrafistit, hedhin dritë edhe mbi qëndrimet e dy protagonistëve vendas të kësaj lufte, Hasan Riza Pashës dhe Esat Pashë Toptanit... shkaqet e konfliktit të tyre dhe dritëhijet e trashëguara të një tradhtie të mundshme...

“Fillimisht këto dy figura, që ishin komandanti i mbrojtjes dhe zëvendëskomandanti i përgjithshëm kishin marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin, por për shkak të vështirësive në furnizim me ushqim dhe municione , Hasan Riza Pasha vjen një moment që vendos që Shkodrën ta dorëzojë, ndërsa Esat Pashë Toptani bashkë me një grup oficerësh shqiptarë ishte i mendimit që qëndresa të vazhdonte deri në fund, deri në kufijtë e së pamundurës.

Esat Pashë Toptani edhe në momentet që ka vendosur ta dorëzojë qytetin, këtë e ka bërë në konsultë të plotë me parinë e Shkodrës, edhe me myslimanët edhe me katolikët.

Madje aty ka një detaj shumë të rëndësishëm ku thuhet se pasi konsultohet me këtë pari, myslimanët thonë që ne mund ta mbajmë deri në dy javë, kurse katolikët deri në katër ditë. Pra dorëzimi i Shkodrës, është bërë në konsensus të plotë me parinë e qytetit të Shkodrës, Pra nuk është vendosur nga Esat Pashë Toptani personalisht, por gjithnjë në raport me mundësitë që kishte për të vazhduar qëndresën dhe në konsultë me parinë e këtij qyteti”, shton  më tej historiani.

Teksa sjell një vështrim të detajuar, ditari rrëfen edhe për një pjesë të malësorëve të Mbishkodrës, që bashkëpunuan me Malin e Zi...

“Përsa i përket qëndrimit të pjesës katolike, duhet ndarë pjesa katolike e qytetit , kleri dhe qytetarët e Shkodrës të cilët kanë luajtur një rol shumë pozitiv dhe kanë qenë përkrahë dy komandantëve, pra Hasan Riza Pashës fillimisht dhe më tej pranë Esat Pashë Toptanit. Ndërsa përsa i përket malësorëve të Mbishkodrës, pra në kufij me Malin e Zi, këtu ka një parahistori. Është kryengritja e vitit 1911, kur malësorët e Mbishkodrës për arsye social-ekonomike dhe politike zhvillojnë një kryengritje dhe për këtë gjejnë mbështetje nga Mali i Zi. Sigurisht që mbreti Nikolla u përpoq ti përkrahte shqiptarët, pra malësorët katolikë shqiptarë, në interes të politikës së tij ekspansioniste dhe aneksioniste ndaj territoreve shqiptare, Por, viti 191,2 këta malësorë i gjeti pjesërisht në bashkëpunim me Malin e Zi. Sigurisht që Mali i Zi ishte përpjekur që të komprometonte parinë e këtyre malësorëve. Jo të gjithë malësorët, sepse kjo ishte krejtësisht e pamundur, për këtë arsye një pjesë e tyre mbajnë një rol jo adekuat që duhet të mbanin në raport me qëndresën”, thotë Bello.

Bashkëpunimi i Serbëve në këtë Luftë dhe armatimet e rënda e bënin situatën në Shkodër edhe më kritike...

 “Është përdorur arsenali më modern i kohës nga ushtria serbo-malazeze. Sigurisht që Serbia në këtë periudhë i jep një ndihmë shumë të madhe Malit të Zi, ushtrisë malazeze.  Flitet se ka pasur 25 mijë - 30 mijë ushtarë serbë në ndihmë të forcave malazeze. Në këtë periudhë është përdorur dhe teknologjia më e fundit e kësaj periudhe madje në ditar përmenden balonat, sepse në këtë periudhë përdoreshin balonat fluturuese. Por faktikisht në Luftën e Shkodrës është përdorur për herë të parë dhe aviacioni ushtarak. Serbia në këtë periudhë kishte 4 avion në përdorim 2 prej të cilëve i përdorte për vëzhgim në Luftën e Shkodrës. Pra, për herë të parë aviacioni luftarak në territorin shqiptar, është përdorur në luftën për mbrojtjen e Shkodrës”, shton më tej.

Në shënimet që janë hedhur në ditar, duket se Shkodra përballë këtyre sulmeve ishte thuajse e vetme...

“Sigurisht që edhe qytetet e tjera gjendeshin jashtëzakonisht në gjendje të vështirë. Për shembull Qeveria e Vlorës, ishte e okupuar me agresionin e forcave greke në Himarë, në Vlorë, pra në periferinë e Qeverisë së Vlorës, dhe prandaj e kishte të pamundur të jepte një ndihmë materiale ndaj qytetit të Shkodrës. Por, megjithatë, edhe kjo do parë me rezerva, sepse në mënyrë simbolike përgjatë këtyre 7 muajve prapë mund të dërgonte një ndihmë ekonomike bie fjala 10 ose 15 persona për t’u solidarizuar me qëndresën e Shkodrës. Megjithatë prapë duhet të tregohemi shumë gjakftohte dhe akoma ne historianët kemi nevojë për kohë për shqyrtimin e një sërë burimesh arkivore për të arritur në konkluzione të sakta”, thotë Bello.

Studiuesi shpjegon, se çdo të kishte ndodhur nëse do të ishte ndjekur skenari i Hasan Riza Pashës, e shqiptarët do të ishin tërhequr nga Lufta më herët; Sa e sigurt do të ishte mbështetja e pretenduar e Austro-Hungarisë dhe nëse në këto rrethana do të mund të ndodhte një masakër ndaj popullsisë, që ishte edhe frika e madhe e Esat Pashë Toptanit...

“Edhe ndarja që ndodh midis Esat Pashë Toptanit, Hasan Riza Pashës dhe elitës ushtarake shqiptare që ishte në shtabin e përgjithshëm të mbrojtjes së Shkodrës është për këtë arsye. Hasan Riza Pasha e kupton që mbrojtja e Shkodrës ishte e pamundur. Rezistoi deri kur pati mundësi, ndërkohë që Perandoria Osmane kishte nënshkruar një marrëveshje paqeje me Aleancën Ballkanike, pra ishte dorëzuar ... Dhe i dërgonte telegrafi Hasan Riza Pashës dhe mbrojtësve të Shkodrës ku u thoshte dorëzohuni se ne kemi nënshkruar marrëveshjen e paqes. Ndërkohë, pak më vonë bie Janina dhe Erdinea, që ishin dy nga tre qëndresat e Luftës Ballkanike. Për këtë arsye ai mendon një plan tërheqjeje, pasi t’i ushqente mirë ushtarët 3 ditë me radhë mendoi që të tërhiqej nga Shkodra, mirëpo Esat Pashë Toptani dhe paria e Shkodrës, ose shqiptarët që do mbeteshin aty, kishin frikë nga një masakër serbo-malazez. Nga ana tjetër Esat Pashë Totpani ishte në pritje të vendimit që do të merrte  Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe pas vrasjes së Hasan Riza Pashës në janar të 1913, ai e ka vazhduar qëndresën deri në prill, ndërkohë që në fund të marsit Konferenca e Ambasadorëve në Londër, mori vendimin që Shkodra do t’i mbeste Shqipërisë. Pra ai e ka mbajtur Shkodrën edhe për tre javë mbas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve”, thotë studiuesi.  

Frika e një masakre të mundshme ndaj popullsisë, është edhe një nga shkaqet e mundshme të  vrasjes së Hasan Riza Pashës, për të cilën flitet edhe në këtë ditar, por studiuesi e shpjegon edhe përmes burimeve të tjera.

“Ka dhe autorë të tjerë, madje unë kam botuar ‘Kujtimet e Xhemal Kusit, një libër memuaristik, i cili i përmend me emra, organizuesit e vrasjes së Hasan Riza Pashës, që sipas tij ishit Esat Pashë Toptani dhe një grup oficerësh që nuk ishin dakord me vendimin e Hasan Riza Pashës për t’u larguar nga Shkodra. Pra, qëllimi ishte që të vritej ky dhe të vazhdonte qëndresa. Ky ishte skenari i palës shqiptare ndërsa Hasan Riza Pasha kishte plan tjetër, planin e tërheqjes për të cilin ai bëhet pishman në shtratin e vdekjes.  Ai e  kupton që këtë e kishin organizuar shqiptarët dhe në momentet e fundit kur po jepte shpirt thërret Esat Pashë Toptanin dhe komandantët kryesorë, anëtarët e shtabit dhe u thotë që zëvendësi im edhe sa i përket gradë, pra linjës së zinxhirit drejtues, por jo vetëm, i takon Esat Pashë Toptanit. Pra ai bëhet pishman në fund,  por nuk kishte më kohë..” tregon historiani.

Me Shkodrën e rrethuar, në ditar flitet edhe rreth informacioneve që vinin tek krerët e saj, lidhur me zhvillimet ndërkombëtare...

“Nga ky ditar, por edhe nga burime të tjera ,rezulton se ata kishin informacion se çfarë ndodhte në Londër, në Konferencën e Ambasadorëve, sepse pavarësisht rrethimit tepër të ashpër që ekzistonte në qytetin e Shkodrës, kishte korrierë dhe kanale spiunazhi që komunikonin me botën përtej Shkodrës”, shton më tej.

Ndonëse bilanci, sipas studiuesve e tregon Luftën e Shkodrës, si luftën më të madhe që kanë bërë shqiptarët në shekullin e XX, lënien në hije të saj por edhe shtrembërimin e fakteve në histori, Bello e shikon të lidhur edhe me kontradiktat mes Esat Pashë Toptanit e Ismail Qemalit.

“Shtrembërimi fillon në vitet 1913-1914, kur krijohet një çarje, midis elitës politike shqiptare.  Një grup bëhet me Ismail Qemalin, ndërsa Esat Pashë Toptani, pasi dorëzon Shkodrën emërohet si ministër i brendshëm i Qeverisë së Vlorës. Pasi qëndron për një periudhë të shkurtër në Vlorë merr informacion që atje po i përgatitej një atentat dhe tërhiqet, shkon në Evropë për një mision diplomatik, dhe pastaj shkon në Durrës ku krijon Qeverinë e Shqipërisë së Mesme dhe së bashku me Faik Konicën, Mehmet Konicën dhe shumë personalitete të tjera vjen në Durrës dhe i bën thirrje Ismail Qemalit që të zhvendoste qendrën e qeverisë nga Vlora në Durrës dhe të bënte zgjedhje për qeverinë e re. Për këto arsye, por edhe edhe sepse gjatë Luftës së Parë Botërore Esat Pashë Toptani ka mbajtur një qëndrim kundër Austro-Hungarisë , Bllokut Qendror dhe bashkohet me Antantën , spiunazhi dhe politika austro-hungareze ka bërë një politikë dizinformuese kundër Esat Pashë Toptanit dhe qëndrimeve që ka mbajtur në Luftën e Shkodrës.

Pra, këto janë arsyet që ne i kemi trashëguar këto dizinformata dhe historia komuniste i ka marrë të gatshme, se i interesonte, por rishikimi i kësaj figure sa i përket Luftës së Shkodrës po shikohet gradualisht”, thotë Bello.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cahei: 03/05/2022 01:07

    I lumte pushka Avni Rrustemit. Per ate na kane frike ende sot e kesaj dite keto qeniet toptanisto komuniste. Kellqet do na i rruani, perhere dhe permot. Toptanet jane turpi i atdheut dhe perjetesisht armiqte e Shkodres!

    Përgjigju
  • GOLI: 02/05/2022 13:44

    ESAT TOPTANI -PASHA TURKMENI- KA QENE SHERBETOR I ARMIKUT. ..PER TE TILLET QE PERPIQEN TE MBROJNE PASHANE: LEXONI FAKTET HISTORIKE-JANE NE MASE....MOS LEXONI GJERAT KUSH DHE ÇFAR FLET,...MENDIMET TE MBETEN NE HISTERINE E ADHURIMEVE TE TYRE ARMIQSORE.

    Përgjigju
  • Iris: 02/05/2022 02:38

    Z.Bello <<harron>> te thote se ishte Esati ai qe ua propozoi shkodraneve dorezimin e qytetit,sepse si muslimamenet,si katoliket ishin per vazhdimin e qendreses.Po perpiqet te na e prezantoje Esatin si Pilat qe lan duart dhe shkodranet si hebrejte qe kerkuan Baraben.Kurse ajo historia ne shtratin e vdekjes te Riza Pashes per te lene si pasues Esatin eshte nje nga krijimet me qesharake te Esatit.Mund te vlente ne ate kohe kur popullsia ishte analfabete,por asnje studiues serioz sot nuk mund t'a marre seriozisht,sepse ngjan me ato emderrat e famshme te Konstandinit e Muhametit.Dhe sa per kerkesen e Esatit per transferimin e qeverise nga Vlora ne Durres,z.Bello nuk eshte veshtire te merret me mend pse.E verteta eshte qe shqipot e njihnin shume mire se kush ishte Esati qe atehere dhe iu perbetuan dhe e qerruan nje tradhetar makiavelist.Por eshte keqardhje qe Bellot & Co.po perpiqen sot te zbusin,ose te reabilitojne figura te tilla tradhetaresh si Esati dhe te tjere qe erdhen me vone.Fatkeqesi dhe rrezik ky me i madh per kombin,se sa ekzistenca e ketyre tradhetareve vete.

    Përgjigju
  • BENI: 02/05/2022 01:27

    TA MARRIN VESH MIRE PSEUDO--HISTORIANET KOMUNISTE PALACO TE REGJIMIT TE ENVER HOXHES,,,QE ESAT PASHE TOPTANI KA QENE NJE FIGURE E NDERUAR E KOMBIT SHQIPTAR,,,,JO SI E NXJERRIN PALACO SI PUNA E PASKAL MILOS ME KOMPANI.......ESAT PASHE TOPTANI VRAU 20.000.MALAZEZE E SERBE NE LUFTE PER MBROJTJEN E SHKODRES,,,,PO TE ISHTE TRADHETAR NUK E MERRTE ISMAIL QEMALI NE QEVERINE E TIJ SI MINISTER I BRENDSHEM NE 1914,,,,FAKTET FLASIN VETE,,,,,,SI MUND TE DALE DIKUSH TRADHETAR NGA NJE DERE E MADHE DHE E NDERUAR SI AJO E TOPTANEVE,,,EDHE MINISTRI I FINANCAVE NE QEVERINE E ISMAIL QEMALIT ISHTE ABDYL APO REFIK TOPTANI....//EDHE NJE FAKT TJETER ,,KUR QEVERIA E SULEJMAN DELVINES ERDHI NE TIRANE U VENDOSEN NE SHTEPITE E TOPTANASVE...../////

    Përgjigju
  • Flamurtari i Vlores: 01/05/2022 19:21

    O mashtrues qe del e shkruan keto gjera. Lufta e Shkodres eshte e zbardhur teresisht. Hasan Riza Pasha ka qene i vetmi qe ka bere rezistence reale dhe te ndershme kunder rrethimit. Pikerisht per ke u vra nga tradhetari Esat Pasha. Ky i fundit duhet 1 muaj tja shkruash tradhetite dhe kjo e Shkodres ka qene pikerisht ngjarja ku Ismail Qemali u nda perfundimisht nga Esat tradhetari qe nuk njohte as atdhe as Shqiptare po njihte vetem florinjte qe i jepte Serbi. Njgjarja e Shkodres e vulosi denimin me vdekje te Esatit qe nuk vonoi shume. Qeveria e Vlores koshte informacion shume te sakte per gjithe veprimtarine tradhetare te Esat Pashe Toptanit

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 01/05/2022 18:48

    Po serbët pse e nderojnë Esat Pashën, meqë ka luftuar kundër tyre? Këta tipa, si ky Belloja do na e ndreqin historinë duke lexuar ca ditarë? Ky është mjerim i shkencës së historisë të cilën këta tipa e kthejnë në letër higjienike.

    Përgjigju
  • Prizreni: 01/05/2022 18:29

    Turp, mashtrues!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës