/CRI-ATSH/-Kryeministri kinez Li Keqiang u takua në Beograd me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe atë maqedonas Gruevski. Katër ministrat ranë dakord për ndërtimin e linjave ekspres Kinë-Evropës Qendrore. Katër ministrat ishin të pranishëm gjithashtu kur u nënshkruan marrëveshjet që synon lehtësimin transportiv.
"Pasi shkëmbeu me vendet përkatëse, Kina propozon të ndërtojë një linje e re hekurudhore në bazë të linjës ekzistuese Serbi-Hungari, pra linja ekpsrese e Kinë-Evropës Qendrore tokë-detin, " tha Li Keqiang
Në paraditen e 17 dhjetor, Li Keqiang shpalli se Kina do të ndërtojë linjën ekspres Kinë-Evropë Qendrore bashkë me Serbi, Hungari, Maqedoni dhe Greqinë, që do të lidhin porti grek të Pireut në jug me kryeqytetin hungarez Budapest në veri, duke kaluar kryeqytetin maqedonas Shkup dhe Beograd të Serbisë. Kjo linjë do të mbulojë një popullsi prej rreth 32 milionë njerëzish dhe do të bëhet pjesë e linjës së re hekurudhore për tregtinë mes Kinës dhe Europës.
"Linja ekspres Kina-Evropa Qendrore do të jetë linja që lehtëson import-eksportin e mallrave midis Kinës dhe Evropës. Koha e transportit do të zgjasë për vetëm 10 ditë, si dhe do të ulin dukshëm koston. Përballë situatës së ndërlikuar ekonomike, ne duhet të nxisim liberalizim e tregtisë dhe lehtësimin e zhdoganimit. Pa dyshim, ky është lajmi i mirë për bashkëpunim kino-evropian. "
Linja ekspres Kinë-Evropë Qendrore Tokë-Det, përzgjatë hekurudhën Serbi-Hungari, është versioni i avancuar i linjës ekzistuese. Ky projekte është praktika e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar vitin e kaluar në Bukuresht të Romanisë. Realizimi i këtij kalimi, logjistika do të jetë më e efektshme, dhe shkëmbimet personel dhe tregtare. Kryeministri maqedonas Gruevski u shpreh:
"Ky projekt bën rëndësi të madhe jo vetëm për rajonin, por edhe për gjithë Evropën dhe Kinën. Linja ekspres do të gjallërojë ekonominë, të nxisë lehtësimin e transportit dhe shkëmbimet njerëzore."
Li Keqiang vuri në dukje se BE-ja është partneri më i madh tregtar i Kinës dhe se potenciali i bashkëpunimit të investimeve dhe të tregtisë është shumë i madh.
Krymeinistri Li theksoi gjitahstu situatën kur rimëkëmbja e ekonomisë globale është e dobët, nxitja e liberalizimit të tregtisë dhe lehtësimit të investimeve është një metodë e përshtatshme për t'i rezistuar presionit të uljes ekonomike. Kina shpreson ndërtimin e më shumë linjave ekspres mes Kinës dhe Europës, për të zgjeruar bashkëpunimet kino-europian.
Kryeministri Li u shpreh se detyra kryesore është konkretizimi i linjës eksprese, të sigurojë nisjen e përfundimit të pjesë së zgjatur të hekurudhës Serbi-Hungari. Kina është hapur dhe mirëpre vendet rajonale të marrin pjesë në ndërtimin e kanalit të ri tokësor dhe detar që lidhë Kinën me Evropën Qendrore-Lindore, madje me gjithë Evropën. Kina dëshiron të forcojë bashkëpunim me vendet e tjera e BE-së, të zgjerojë vazhdimisht rrugën e bashkëpunimit.









