Së fundmi është përfolur shumë marrëdhënia e këngëtres Miley Cyrus dhe aktorit Liam Hemsworth ku thuhej se ata i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Por asgjë nuk ishte konfirmuar ende nga çifti.

Ditën e djeshme ata kanë pranuar zyrtarisht ndarjen e tyre.

miley cyrus

Përfaqësues të këngëtares dhe aktorit kane folur për revistën famshme “People” duke konfirmuar lajmin që ka qarkulluar në media këto ditë.

20 vjeçarja Cyrus dhe 23 vjeçari Hemsworth kanë pasur luhatje të shpeshta në çift dhe janë përfolur edhe më parë për ndarje dhe ribashkim.

Ndërsa tanimë duket se të dy janë lodhur nga këto gjëra.

Ato janë takuar në vitin 2010 dhe jo shumë vonë kanë nisur historinë  tyre të dashurisë.

liam hemsworth
(Liam Hemsworth me aktoren Eiza Gonzales ditën e shtunë në një klub nate)

Nga ana tjetër Liam është parë i shoqëruar nga aktorja meksikane Eiza Gonzales gjatë fundjavës në një klub nate.

Ata janë dukur mjaft të afërt me njëri tjetrin çfarë ka ngjallur dyshime se diçka ka lindur mes tyre.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)