Liam Hemsworth: E mësova ndarjen me Mileyn nga rrjetet sociale

Liam Hemsworth: E mësova ndarjen me Mileyn nga rrjetet sociale

Miley dhe Liam

Ka kaluar pak kohë nga ndarja e papritur e Miley dhe Liam, ku fansat u zhgënjyen shumë edhe nga fotot ku Miley shfaqet duke u puthur me një vajzë.

Së fundmi është zbuluar se Liam e ka mësuar ndarjen nga bashkëshortja e tij përmes rrjeteve sociale. 

Thuhet se aktori ka mbetur i shokuar kur ka parë se Miley ka deklaruar ndarjen prej tij gjatë kohës që ai ishte në Australi.

 Sipas  “Page Six” Hemsëorth nuk ishte gati ta bënte publike ndarjen e tyre, sepse ai ishte duke luftuar në privatësi për të shpëtuar martesën. 

Ndërsa në 10 gusht, kur në gjithë mediat u publikuan foto të Miley-t duke u puthur me Kaitlynn Carter, përfaqësuesit e Cyrus thanë se ata të dy kishin rënë dakord që të ndaheshin.

E vërteta ende nuk dihet plotësisht, sepse këto deklarata bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Liam dhe Miley

 E vetmja gjë që dihet është divorci mes Miley-t dhe Liam, i cili është zbuluar në momentin kur aktori kishte shkuar për të firmosur letrat për ndarje. 

Thuhej se kishte shumë ndryshime në jetën e Miley-t dhe Liam për të cilat ata nuk binin dakord, ndaj vendosën që pas 7 muajsh t'i jepnin fund martesës së tyre.

Liam, Kaitlynn dhe Miley

6/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin