Ka kaluar pak kohë nga ndarja e papritur e Miley dhe Liam, ku fansat u zhgënjyen shumë edhe nga fotot ku Miley shfaqet duke u puthur me një vajzë.
Së fundmi është zbuluar se Liam e ka mësuar ndarjen nga bashkëshortja e tij përmes rrjeteve sociale.
Thuhet se aktori ka mbetur i shokuar kur ka parë se Miley ka deklaruar ndarjen prej tij gjatë kohës që ai ishte në Australi.
Sipas “Page Six” Hemsëorth nuk ishte gati ta bënte publike ndarjen e tyre, sepse ai ishte duke luftuar në privatësi për të shpëtuar martesën.
Ndërsa në 10 gusht, kur në gjithë mediat u publikuan foto të Miley-t duke u puthur me Kaitlynn Carter, përfaqësuesit e Cyrus thanë se ata të dy kishin rënë dakord që të ndaheshin.
E vërteta ende nuk dihet plotësisht, sepse këto deklarata bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.
Liam dhe Miley
E vetmja gjë që dihet është divorci mes Miley-t dhe Liam, i cili është zbuluar në momentin kur aktori kishte shkuar për të firmosur letrat për ndarje.
Thuhej se kishte shumë ndryshime në jetën e Miley-t dhe Liam për të cilat ata nuk binin dakord, ndaj vendosën që pas 7 muajsh t'i jepnin fund martesës së tyre.