Liami, performon në lokalet e Tiranës

Liami, performon në lokalet e Tiranës
 Armand Osmani, i njohur me emrin Liam, i cili doli i dyti në renditjen e finales së BB5, duket se i është rikthyer profesionit të tij si D.J. Liami së bashku me të dashurën e tij gjermane, Evelin dhe një pjesë të mirë të banorëve, që e kanë mbështetur atë në BB, janë parë në ambiente të ndryshme duke kërcyer e dëfryer. Por përpos dëfrimit Liamin e kemi parë edhe të luajë si D.J, profesion të cilin ai e ushtron prej vitesh në Gjermani. Nuk e dimë nëse ai do të qëndroj në Shqipëri, apo do të rikthehet në Gjermani, por duket se po i shijon ditët e famës më së miri në kryeqytetin shqiptar. Ai është parë shpesh në prani të miqëve të tij si Gerta, Dritani, Klaudja, të cilët ishin pro fitores së tij. Edhe Liami ka preferuar të qëndroj larg vëmendjes mediatike, por ja që nuk na shpëton dot. 

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën