Liban, atentat në Bejrut pranë
ambasadës së Iranit, 23 të vdeku

BEJRUT- Dy shpërthime kanë ndodhur pranë ambasadës së Iranit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Të dhënat flasin për 23 të vdekur, e 146 të plagosur por bilanci mund të ndryshojë.   

Sipas tv Lbc në Beirut informon se atentati është kryer me rreth 100 kg eksploziv.

Tre prej viktimave janë atasheu kulturor i ambasadës iraniane.

Shpërthimet kanë ndodhur pranë një lagje në jug të Janah, pranë Ambasadës iraniane në Beirut, që është cilësuar si një nga zonat më të mbrojtuara të kryeqytetit.

Sipas korrespondentit të Al-Arabiya, ambasadori Iranian i ka shpëtuar këtij shpërthimi. 

Ndërsa zona ku ka ndodhur shpërthimi, është një zonë e grupit ushtarak të Hezbollah, lëvizja Shiite libaneze filo-iraniane dhe aleatë të presidentit sirian Bashar Assad. Sipas informacioneve të para, atentati mendohet të jetë kryer si rrjedhojë e konfliktit në Siri. 

Kjo zonë, është goditur nga sulme të tjera edhe në javët e kaluara, ku kanë humbur jetën dhe janë plagosur shumë persona.

Redaksia online
(sg/eb/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion