BEJRUT - I dërguari special i OKB-s për Sirinë takon për herë të parë krerët e Hezbollahut, lëvizje e fuqishme shiite në Liban që lufton kundër rebelëve sirianë në krahë të regjimit të Bachar al Assad.
I dërguari special, Staffan de Mistura, u takua sot në Bejrut me numrin dy të Hezbollahut, Naim Qassem, ky është një takim i papritur mes një të dërguari të OKB-së dhe kësaj partie që prej fillimit të konfliktit sirian që po bën tre vite.
"Sheiku Naim Qassem uroi Staffan de Mistura-n  të përfundojë me sukses misionin e tij, duke vlerësuar se nuk ka zgjidhje tjetër përveç se asaj politike", njoftoi Hezbollahu në një komunikatë.
Staffan de Mistura nga ana e tij theksoi se kjo vizitë pranë partisë shiite vjen në kuadrin e konsultimeve për të arritur një zgjidhje për konflitktin në rajon dhe mbi të gjitha në Siri./ATSH/