LIBE ka publikuar agjendën për Kosovën si edhe raportimin e Tanja Fajon

LIBE ka publikuar agjendën për Kosovën si edhe raportimin e Tanja Fajon

Foto ilustruese

Komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian ka publikuar agjendën për ditën e enjte më datë 30 gusht.

Gjithashtu në listën e temave që do të votohet në këtë komision është edhe raportimi i përfaqësueses së posaçme të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon.

Si fillim gjatë procesit do të këtë miratim të rëndit të ditës, miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve, dhe në vazhdim nisin temat për të cilat do të votohet në këtë komision.

Takimi nis nga ora 09:00 dhe do të përfundoj në ora 12:30, deklarohet te agjenda.

Gjatë mbledhjes së komitetit, do të hapet diskutimi për shtetasit e shteteve të cilat duhet të jenë të pajisur me viza gjatë kalimit të kufijve dhe atyre shtetasve të cilët janë përjashtuar nga kjo kërkesë, ndër të cilat përmendet Kosova.

Në vijim do të jepet përditësimi për zbatimin e standardeve të mbetura nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën siç është e përshkruar nga raporti i progresit të 4 majit 2016.

Në këtë mbledhje propozohet për një Rregullore të Parlamentit Evropian dhe Këshillit duke e amandamentuar rregulloren (EC) Nr 539/2001 ku renditen vendet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të kenë viza gjatë kalimit të kufijve të jashtëm dhe atyre shtetasve të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë, siç është Kosova.

Si fillim do të raportojnë Krisogon Kostas për buxhetin e BE-së, Skripek Branislav , dhe në radhë vije Tanja Fajon për çështjen e vizave për Kosovën.

Mirëpo Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha është shprehur se bazuar nga takimet e deritanishme, nuk presin ndonjë të papritur dhe janë optimist se vendimi do të jetë pozitiv.

Takimi i këtij komiteti mbahet sot ku ka diskutime për tema të ndryshme dhe ditën e enjte më datë 30 gusht, nga ora 09:20 ku do të votohet me shumicë mbi mandatin për të shkuar në negociata me Këshillin dhe Komisionin, andaj dhe quhet votimi mbi mandatin për trialog. Sipas të gjithave takimeve qe kemi mbajtur deri tani me evrodeputetët përkatës që përfaqësojnë grupimet e ndryshme politike, nuk presim befasi dhe jemi optimistë se vendimi do të jetë pozitiv.

                          Dhurata Hoxha

Komitet është i përbërë nga 60 anëtarë dhe rreth 59 zëvendësues.

Veçse ajo çka e bënë këtë agjendë të jetë ndryshe është se Kosova paraqitet ende me fusnotë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja