Liberalizimi i shërbimit postar
kalon në Komisionin e Ligjeve

Liberalizimi i shërbimit postar<br />kalon në Komisionin e Ligjeve
TIRANE - Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim projektligjin për Shërbimin Postar. Kreu i Postës shqiptare Majlind Lazimi është shprehur se ky ligj është pjesë e planit kombëtar të integrimit. Ndërsa emetimi i Pullës Shqiptare i lihet postës shqiptare.

“Duke siguruar një minimum shërbimesh me një cilësi të specifikuar të cilat do duhen të ofrohen në gjithë territorin e Shqipërisë me çmime të njëjta për përfitimet e gjithë përdoruesve pavarësisht vendndodhjes së tyre gjeografike pavarësisht nëse këto qytetarë ose këto përdorues janë në zona urbane nëpër qytete apo në zona rurale apo në fshatra të ndryshme. Edhe në ligjin e ri janë parashikuar dispozita të veçanta në lidhje me emetimin e pullave postare shqiptare e drejta e emetimit të pullës postare, pra pullës postare shqiptare i lihet edhe me këtë projektligj Postës Shqiptare”, u shpreh Lazimi.

Deputeti demokrat Ridvan Bode u shpreh se ky projektligj lë shteg për pjesëmarrje në treg te personave jo kompetitiv. Projektligji për shërbimin postar u miratua nen për nen edhe në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Ministrja e Jashtme gjermane në Kiev: Më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën

Ministrja e Jashtme gjermane në Kiev: Më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën