Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, sot pasdite në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në një seancë solemne këtë të enjte, në orën 16:00.
Kryeparlamentari Veseli bëri të ditur se kjo seancë, me karakter solemn, ka të bëjë me rekomandimin nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i cili pritet të bëhet nesër, si dhe me vizitën në Kosovë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini/atsh
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com