Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milos Vuçeviç i pyetur për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka deklaruar se nuk është aspak i shqetësuar pasi deri në 500 mijë shqiptarë do të largohen përgjithmonë nga vendi drejt shteteve të BE-së.

Vuçeviç e konsideron këtë arsyen kryesore përse serbët nuk duhet të mërziten për heqjen e vizave për Kosovën. Duke u mbështetur në të njëjtin kontekst ai mbrojti edhe vendimin e muajit të kaluar të qeverisë serbe për të lejuar qarkullimin në Serbi të automjeteve me targa të Kosovës.

“Pse jemi të mërzitur? Lërini shqiptarët të ikin. 500,000 njerëz do të shkojnë atje, në Europë. Le të tregohemi të mençur politikisht, na duhet pak politika e Millosh Obrenovićit, vetëm pak durim. Populli ynë duhet të piqet politikisht, për të kuptuar historikisht disa rrethana”, u shpreh Vuçević për median serbe Vojvodina RTV .