LIBI- Një aleancë e armatosur policie në Libi ka marrë nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tripolit, pas një beteje që zgjati gati një muaj. Ky pozicion strategjik, rreth 30 km në jug të Tripolit është mbyllur që prej fillimit të luftimeve. Sot në mëngjes, forcat islamike konfirmuan se forcat po avanconin drejt aeroportit, duke marrë nën kontroll një urë dhe një bazë ushtarake.
Ndërkohë, mësohet se qindra persona kanë vdekur që kur shpërthyen luftimet në muajin korrik. Veprimi u dënua rëndë nga parlamenti i ri i Libisë, i cili i bëri thirrje aleancës së armatosur islamike t’i bashkohet ushtrisë së sapolindur kombëtare. Por, deri më tani, vetëm pak persona janë treguar të gatshëm të çarmatosen.
Më shumë se 3 vjet pasi Muammar Gadaf u përmbys dhe u vra, policia dhe ushtria e Libisë mbeti shumë e dobët në krahasim me grupet e armatosura që kontrollojnë pjesë të mëdha të vendit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com