LIBI - Një grup i armatosur në Libi, ka sulmuar një furgon të blinduar që bënte transportimin e parave në Sirte, që është edhe qyteti portual më i rëndësishëm në Libi. 

Agjencia libiane Lana, ka deklaruar se kanë qenë disa burra të armatosur, të cilët kanë sulmuar furgonin dhe më pas kanë arritur të marrin 53 milionë dinarë libikë, që janë ekuivalent me 42 milion dollarë.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)