Libi/ Incident diplomatik gjatë vizitës së Dendias, nuk zbret nga avioni të takojë homologen e tij

Libi/ Incident diplomatik gjatë vizitës së Dendias, nuk zbret nga avioni të takojë homologen e tij

Një incident diplomatik ka ndodhur pak para mbërritjes së ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias në një vizitë zyrtare në Libi.

Sipas mediave greke, Dendias kishte planifikuar të zbriste në Bengazi por në momentet e fundit ju kërkua që të ndalonte në Tripoli në mënyrë që të takohej me presidentin e Këshillit Presidencial të Libisë, Mohamed Menfi. Takimi ishte caktuar me kushtin që vetëm Menfi të ishte prezent dhe askush tjetër të mos merrte pjesë, raporton protothema.gr.

Në aeroportin e Tripolit, Dendias ishte pritur nga ministrja e Jashtme e qeverisë kalimtare të Dbeiba, Naila Mangous, e cila nënshkroi një marrëveshje me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. Kjo marrëveshje turko-libiane e nënshkruar në tetor u bazua në “memorandumin” e paligjshëm turko-libian të vitit 2019, i cili është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Pas disa bisedimeve, gjatë të cilave shkalla e avionit që transportonte Nikos Dendias nuk u ul kurrë, diplomati grek në fund vendosi që të anulohej vizita në Tripoli dhe të vazhdohej udhëtimi i tij në Bengazi për t'u takuar me presidentin e zgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve si dhe me zyrtarë të tjerë libianë.

Ministria e Jashtme e Libisë ka dhënë një deklaratë lidhur me çështjen, ku ka dënuar sjelljen e ministrit grek dhe theksoi se do të marrë masat e duhura diplomatike që ruajnë prestigjin dhe sovranitetin e shtetit libian.

“Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, në Tripoli, ku ishte parashikuar të takohej me Presidentin Menfi, u anulua pasi Ministria e Jashtme libiane shkeli marrëveshjen. që ekzistonte në lidhje me mostakimin me Ministrinë e Jashtme të Libisë”, tha Ministria e Jashtme e Libisë.

Për prishjen e marrëveshjes me Ministrinë e Jashtme të Libisë ka folur edhe Nikos Dendias në postimin e tij në Twitter. 

“Vizita ime në Tripoli, Libi, ku kisha planifikuar të takohesha me Presidentin Menfi, u anulua pasi Ministria e Punëve të Jashtme shkeli një marrëveshje për të mos u takuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Libisë. Vizita në veri të Libisë vazhdon normalisht”, ka shkruar në Twitter Dendias.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb