LIBI - Flamujt e ISIS po valëviten në Tripoli. Është ky alarmi që ka lëshuar qeveria libiane e cila deklaron si situata në vend është tejet e rënduar.

Sipas burimeve nga ekzekutivi i Tobruk, i njohur nga komuniteti ndërkombëtar, Tripoli aktualisht është nën pushtetin e militantëve islamikë pranë Vëllazërisë Myslimane që po përpiqen të imponojnë një qeveri paralele.

Ndërkaq ka nisur operacioni i riatdhesimit për të gjithë italianët rezidentë në Libi, ndërsa qeveria ka vendosur mbylljen e ambasadës në Tripoli pas përkeqësimit të situatës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i jashtëm italian Paolo Gentiloni i cili tha se stafi i ambasadës është evakuuar me shpejtësi dhe është nisur në rrugë detare drejt Italisë.

Ndërkohë e rrezikshme paraqitet situata edhe në Bengazi ku raportohet të ketë pasur shkëmbim zjarri dhe tension mes dy grupeve.

Ndërkaq ka ndërhyrë lidhur me situatën edhe ish kryeministri Silvio Berluskoni i cili kërkon një ndërhyrje ushtarake nga qeveria.

Ndërhyrja është e nevojshme për të mos hequr dorë nga përgjegjësitë për rolin tonë në vendet e Mesdheut”-ka thënë Berluskoni ndërsa nuk ka kursyer kritikat ndaj vendimeve të Romës zyrtare gjatë viteve të fundit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)