Persona të armatosur kanë rrëmbyer dhjetë anëtarë të personelit të konsullatës tuniziane në kryeqytetin libian të Tripolit. Lajmi bëhet i ditur gjatë një deklarate të ministrisë. Në deklaratë thuhet se qeveria tuniziane po merret me monitorimin e situatës për të siguruar lirimin e punonjësve.

Të gjitha shërbimet qeveritare janë duke ndjekur zhvillimet me interes në bashkëpunim me palët e Libisë, rajonale dhe ndërkombëtare, për të bërë të mundur çlirimin e ekipit diplomatik, si dhe të garantojë sigurinë e tyre. Zyrtarët tunizianë në momentin e rrëmbimit po mbanin një mbledhje mbi krizën libiane.
 
Sipas dëshmitarëve, thuhet se personi i implikuar në rrëmbimin e tyre është Walid Kalib, një anëtar i rebelëve, i cili mori kontrollin e Tripolit duke detyruar qeverinë për të lëvizur drejt Tobruk-ut në lindje.
Walid Kalib u arrestua në Tunizi në muajin maj, dhe është përballur me akuzat e rrëmbimit. Në maj, edhe pse më shumë se 250 shtetas tunizianë të zakonshëm ishin marrë peng, ai është liruar.
Tunizia është një nga vendet e pakta që ka ende një mision në Tripoli, i cili është i kontrolluar nga një qeveri që nuk njihet nga Kombet e Bashkuara.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)