TRIPOLI, 22 gusht /ATSH-AFP/ - Rreth 170 imigrantë klandestinë me origjinë nga Afrika Sub-sahariane rezultuan të zhdukur në det, pranë Tripolit, theksoi sot një agjent i rojave bregdetare libiane.
"Ne po kryejmë kërkime për 170 pasagjerët afrikanë në bordin e një barke prej druri që është mbytur pranë lokalitetit Guarakuzi, rreth 60 kilometra në lindje të Tripolit", deklaroi agjenti, Abdellatif Mohammed Ibrahim./ /ec/