BENGAZI (Libi), 15 nëntor /ATSH-AFP/ - Të paktën 356 persona u vranë në Bengazi pas fillimit një muaj më parë të një ofensive të gjeneralit Haftar për të rimarrë këtë qytet në lindje të Libisë që ra në korrik në duart e milicive islamike, sipas burimesh mjekësore.
Sipas këtyre burimeve, luftimet, dhuna dhe ekzekutimet në Bengazi që prej 15 tetorit kanë bërë të paktën 356 të vdekur, ku më shumë se 200 ushtarë.
Në mes të tetorit, forcat e armatosura libiane dhanë mbështetjen e tyre ndaj gjeneralit në pension, Khalifa Haftar, përballë milicive islamike.
Pozicioni i autoriteteve përballë këtij ushtaraku shumë kontrovers, fillimisht i akuzuar në korrik se po organizon një grusht shteti, ndryshoi pasi ky i fundit morri mbështetjen e shumë njësive të armatosura.
Mes viktimave të luftës figurojnë civilë të vrarë me plumba apo nga bombardimet dhe të tjerë që ngritën armët në krahë të forcave të gjeneralit, Haftar, theksojnë këto burime mjekësore dhe të Kryeit të Kuq.
Ky bilanc përllogarit gjithashtu luftëtarët e milicive islamike, trupat e të cilëve janë vendosur në spitalet e Bengazit.
Por numri i të vdekurve në rradhët e milicive mund të jetë më i lartë, grupet islamike në përgjithësi nuk i mjekojnë të plagosurit e tryre në spitalet e qytetit dhe japin rrall herë informacione mbi viktimat e tyre.
Bengazi është një nga zonat më të paqëndrueshme të Libisë, një vend i zhytur në kaos, i drejtuar nga dy qeveri dhe parlamente rivale, dhe nën luftën e milicive që prej përmbysjes së Mouammar Kadhafi-it pas tetë muajsh kryengritje në vitin 2011.
Qyteti i dytë më i madh, Bengazi është shpërfytyruar nga luftimet dhe përballet me mungesë të ilaçeve, karburantit dhe ushqimit./
/G.S/







