/ATSH-ANSA/ - Qeveria libiane e Tobrukut, e vetmja e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, njoftoi se terroristi i njohur, Mohtar Belmohtar, i lidhur me al-Kaedën, kishte mbetur i vrarë pas sulmeve ajrore amerikane gjatë natës së kaluar në territorin libian.
Ky operacion, i pari i këtij lloji që nga bombardimet e NATO-s kundër ish-diktatorit Muamar Gadafi, u konfirmua edhe nga Pentagoni.
Belmohtar konsiderohej përgjegjës për tragjedinë e vitit 2013 në impiantin e gazit në Amenas, Algjeri.
"Avionët amerikanë kryen një operacion që çoi në vdekjen e Mohtar Belmohtarit dhe të një grupi libian që i përkiste një organizate terroriste në lindje të Libisë", tha qeveria libiane e Tobrukut në Facebook.
/Shqiptarja.com