Nga njëra anë armët, nga ana tjetër diplomacia janë vënë në garë për të gjetur një zgjidhje për një armëpushim të mundshëm në Libi deri në idenë e një stabilizimi të mundshëm të vendit. Çuditërisht, Presidenti turk Tajip Tajip Erdogan ka fluturuar për në Tunizi ku u takua me kolegun e tij Kaies Saied kurse sot ka deklaruar se në fillim të janarit do votohet në parlamentin turk dërgimi i trupave ushtarake në Libi në mbështetje të qeverisë së unitetit kombëtar dhe kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar.
Në përballje, Erdogan denoncoi vendosjen e mijëra luftëtarëve të huaj në Libi duke theksuar se pasojat e konfliktit të brendshëm libian do të kenë një efekt mbi popullatën dhe në shtetet fqinje. Kjo është arsyeja pse, për presidentin turk, Tunizia luan një rol të rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjes për krizën.
Italia, e cila dukej sikur ishte zhdukur nga fronti diplomatik, duket se ka nisur të aktivizohet përsëri. Pas një bisede me Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio ka biseduar edhe me kolegun e tij rus Sergei Lavrov. Përpjekja ka për qëllim që të arrihet sa më shpejt konsensus për armëpushimin për të bllokuar sulmin ushtarak të gjeneralit Khalifa Haftar në rajonin e Tripolit. Vetëm ditët e fundit, gjatë vizitës së tij në Liban, Di Maio kishte theksuar se po zhvillohet një luftë me prokurë në Libi, me një rrezik të fortë për praninë e "qelizave terroriste".
Ndërkohë në vend, edhe në ditën e Krishtëlindjes, përplasjet dhe sulmet nuk ndalën.
Katër civilë u vranë nga një raketë e rënë në afërsi të një tregu në Tajura, në periferi të kryeqytetit libian Tripoli. OKB ka akuzuar forcat e Marshal Khalifa Haftar për bombardimin e zonës.