Librazhd, 1000 lekë policit për 
të shmangur gjobën, arrestohet

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e policisë rrugore  në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dëfrim Dervishi, 51 vjeç, banues në fshatin Katjel Librazhd. 

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Urakë – Qaf Thanë, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa  AA 123 AH në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administraive për mosvendosje të rripit të sigurimit. 

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin dhe lekët. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti