ELBASAN - Dy persona humbën jetën sot në mesditë në një aksident tragjik të ndodhur në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pikërisht në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur " Kthesat e Babjes”. Sipas policisë mjeti “security” me targa AA 582 FC, që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë u përplas me një mjet tip maune me targa maqedonase BT 595 Dm".

Të aksidentuarit udhëtonin me makinën “Security”. Viktimat janë Ilir Velia i datëlindjes 1977 shoferi i makinës dhe Trëndafil Bregasi i datëlindjes 1962 të dy me banim në Skrapar, ndërsa i plagosuri Xhevahir Kurti është dërguar në Spitalin Ushtarak me helikopter për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore.

Makina security” që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë kishte destinacion qytetin e Korçës. Drejtuesi i kamionit me targa BT 582 FC, Peco Stojanovski i datelindjes 1970 është shoqeruar në komisariatin e policisë së Elbasanit per të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht ekspertët nuk kanë dhënë asnjë shkak zyrtar për këtë aksidentit tragjik por mendohet se shkak mund të jetë lagështia në rrugë dhe manovrimi i mjetit tip Kamion te drejtuar nga shtetasi maqedonas.

(sg/shqiptarja.com)