Efektiva të Komisariatit të Librazhdit kanë zbuluar 570 rrënjë Canabis Sattiva në vendin e quajtur “Mali Vajvod”, në fshati Xhyrë, në një vend të shpyllëzuar, në një parcelë të hapur rishtas për kultivim të bimëve narkotike.
Në të u gjetën të mbjella dhe u asgjesuan 220 rrënjë bimë të lloit Canabis Sattiva me një gjatësi rreth 10-25 cm.
Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën edhe 350 fidanë, gati për tu mbjellë për tu kultivuar në kubikë. Policia ka mundur të identifikojë kultivuesin e bimës narkotike. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Sh.C, 38 vjeç banues në fshatin Xhyrë, i cili është një nga të dyshuarit kryesorë për kultivimin e bimës narkotike.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e tij.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)