Librazhd, Balla premton kopsht me fondet e shpifjes: Të ardhurat do të shkojnë tek fëmijët

Ende pa u ngritur Departamenti Anti-shpifje në PS, i cili sipas Ramës do të grumbullojë paratë që socialistët do të fitojnë në gjyqe me shpifësit mediatikë dhe politikë, numri dy i socialistëve Taulant Balla ka filluar të mendojë se ku do t’i shpenzojë këto para.

Në një nga lagjet e varfra të Librazhdit ku kryesisht jeton komuniteti egjiptian dhe ai rom, Balla premto një kopsht të ri nga Fondi i Edukimit.  shumë shpejt do të ketë një kopësht të ri për fëmijët. Është lagja të cilët meritojnë një vëmendje të veçantë.

Shumë shpejt, përmes "Fondit të Edukimit" që do të krijojmë me të ardhura nga shpifësit do të ndërtojmë një kopsht për këtë lagje. Ka qenë një kërkesë prej shumë vitesh e banorëve dhe më në fund kemi një mundësi të artë për të gjetur fondin për kopshtin për fëmijët e kësaj lagjeje.

Taulant Balla, sekretar i Përgjithshëm i PS 

Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan punimet për përmirësimin e kushteve të jetesës së 65 familjeve në Librazhd.

65 familje në Bashkinë Librazhd, falë një projekti të drejtuar nga Kryetari i Bashkisë, Kastrioti në bashkëpunim me qeverinë, do të kenë tërësisht kushte dhe standarde normale jetese. Shtëpia pas meje, kishte çatinë të rënë dhe ne, përmes këtij projekti, po rindërtojmë çatinë dhe të gjitha muret mbajtëse e dyer, dritare, me qëllim që shtëpia të ketë kushte normale. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe në 64 shtëpi të tjera. Kështu garantojmë që familjet më të varfëra, pjesë edhe e komunitetit të nderuar egjiptian, tashmë jetojnë në kushte normale, sepse vëmendja jonë është tek njerëzit dhe jemi të fokusuar të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ne.

Taulant Balla, sekretar i Përgjithshëm i PS

Ky është viti i dytë i zbatimit të këtij projekti në Bashkinë e Librazhdit. Një vit më parë përfituese ishin 16 familje, ndërsa këtë vit fondi dhe numri i përfituesve u 4-fishua.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!