LIBRAZHD - Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Seksionin Kundër Trafiqeve është bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 20.250 kg tritol e ndarë në 81 kallëpe dhe armëve luftarake pa leje, ndërsa ka vënë në pranga një 16 vjeçar si posedues të tyre.

Në kudër të finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Vilan” është arrestuar Arianit Blloshmi, 16 vjeç lindur dhe banues në fshatin Sopot  të komunës Stravaj në Librazhd.

Sipas policisë, gjatë operacionit është bërë i mundur sekuestrimi i 81 kallëpeve tritol të llojit TNT, me një peshë prej 250 gramë secila, si dhe një pushkë model 56 në posedim të 16 vjeçarit. Televizioni A1 Report sjell foto të sasisë së eksplozivit dhe armës së sekuestruara nga policia.

tritoli

Nga informacionet paraprake të policisë, sasia e tritolit ishte e destinuar për tu shitur nga ana e të arrestuarit, ndërsa vijojnë hetimet lidhur me zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e municioneve dhe lëndëve eksplozive.

Ndërkaq, materialet në ngarkim të 16 vjeçarit Blloshmi i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Trafikimi i lëndëve plasëse.”

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)