LIBRAZHD - Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Librazhdit janë plagosur me thikë dy vëllezër. Sipas policisë së Elbasanit dy vëllezërit B. Lloga 30 vjeç dhe Sh. Lloga 36 vjeç janë tentuar të vriten me armë të ftohtë të llojit thikë nga shtetasi Jorgo (Mallengjim) Hodo Biçaku 46 vjeç.
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë të autorit të kësaj ngjarje, Jorgo (Mallengjim) Hodo Biçaku, lindur me 15.03.1966, banues ne Librazhd.
Ky shtetas rreth orëve të pasdites së ditës së djeshme gjatë një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë të llojit thikë dy vëllezërit B. Lloga dhe Sh. Lloga.
Dy të plagosurit kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe aktualisht po kurohen në spitalin kirurgjik të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Dy vëllezërit Lloga dëshmojnë nga spitali se shkak i konfliktit ka qenë një vijë uji.
"Momentalisht ziheshim për ujë të pijshëm. Ujin e kam me vendim komune. Mallengjim Bicaku vjen dhe thotë ujin do ta marr në pronësinë time dhe do t’i vë gardh dhe në atë moment ngrihem dhe i them në arën time dhe të babës tim nuk vë njeri gardh. Nuk e mendoja që kishte armë në brez, kishte ardhur natën. Unë e shtyj dhe ai sapo kthej shpinën me ngul thikën. Në atë moment ngrihem dhe shkoj në komisariat të Librazhdit dhe atje asnjëri nuk më mbështeti. Pastaj shkoj në spital. Kemi pasur shumë kërcënime, se ne jemi jetimë, babën nuk e kemi. Jemi dy vëllezër dhe shteti nuk ka bërë asgjë për këtë person”, shprehet njëri prej vëllezërve.
Ndërsa nëna e dy vëllezërve me lot në sy tregon se Biçaku i kërcënonte, duke i thënë "do t’iu vras, do t’iu shuaj, do t’u heq prej atij vendi. Unë e kam ble atë cikë vend, do ma japësh mua ujin thotë, unë ujin e kam me vendim komune. Ai është kriminel, ka armë në shtëpi, ka pistoleta, granata”.
Autori i plagosjes, shtetasi Jorgo (Mallengjim) Hodo Biçaku akuzohet për veprën penale ‘Vrasje me dashje të mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 e 22 të Kodit Penal.
Lajmi u publikua fillimisht në orën 21:16 të 25 dhjetorit dhe u përditësua në orën 13:03 të 26 dhjetorit
Redaksia online
(Gre.M/eç/ad.ti/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com