ELBASAN- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Një automjet është përplasur me një këmbë ure, në afërsi të fshatit Mirakë. Si pasojë e aksidentit janë janë plagosur Vera Ahmeti 35 vjeç dhe fëmija i saj 9 vjeç A.A, ndërsa drejtuesi i mjetit Almir Shelala 42 vjeç,ka ndërruar jetë në spital.
Dyshohet se personat që ndodheshin në mjetin e aksidentuar, i përkasin të njëjtës familje.
Nga aksidenti u bllokua qarkullimi i mjeteve në të dy krahët e aksit rrugor.
Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com