LIBRAZHD-Policia ka proceduar në gjendje të lirë një të moshuar, pasi dyshohet se i ka vendosur zjarrin një sipërfaqeje me shkurre dhe ferra para dy ditësh.
Sipas policisë, H.F. 64 vjeç banues në fshatin Xhyrë u procedua në gjendje të lirë, pasi dyshohet të jetë autori i zjarrit më datë 16.08.2017.
Ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur i vendosi zjarrin një sipërfaqe pyjore ku janë djegur rreth 20 m2 shkurre dhe ferra.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com