/ATSH/ Miranda Sadiku/.-Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve, në bashkëpunim me Policinë e Elbasant, në një aksion të kryer ditën e sotme kanë sekuestruar 100 m2 dru të llojit ah që tregëtoheshin kontrabandë.
Kryeinspektori i qarkut, Besim Kryemadhi, i cili kryesonte këtë operacion, ka deklaruar se "aksioni realizohet për të goditur kontrabandën e lëndës drusore në masivet pyjore të rretheve Gramsh, Elbasan si edhe të Gramshit".
Shkak i këtij aksioni janë bërë prerjet masive të paligjshme të pyjeve në këto zona, ndërsa aksioni ka nisur në Stravaj dhe Stëblevë të rrethit të Librazhdit. Kryemadhi shton se "synojmë t'i japim fund njëherë e përgjithmonë prerjes së paligjshme të pyjeve në këto zona me masiv të dendur pyjor, për t'i dhënë fund kontrabandës së pyjeve".
Vetëm gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme u bllokuan dhe sekuestruan 100 m 2 kub lëndë drusore në parcela të ndryshme në zonën e Stravaj. Ky material është grumbulluar në seksionin e shërbimit pyjor në qytetin e Librazhdit. Kryemadhi shtoi se "aksioni do të vijojë në të gjithë qarkun e Elbasanit për të gjithë kundravajtësit që punojnë në mënyrë të paligjshme".
Deri tani janë marre 4 masa adminisitrative me një gjobë rreth 80 mijë lekë. Ashpërsimi i masave ndaj kontrabandistëve të lëndëve drusore ka bërë që gjatë stinës së dimrit çmimi i lëndës drusore në Elbasan të dyfishohej.
/Shqiptarja.com