Librazhd/ Makina me tre anëtarë të një familje del nga rruga, mes të plagosurve një 7-vjeçar

Librazhd/ Makina me tre anëtarë të një familje del nga rruga, mes të plagosurve një 7-vjeçar

Foto ilustruese

Librazhd- Një familje me tre anëtarë ka pësuar aksidentnë aksin rrugor Qafëthanë-Librazhd, ku mjeti tip "Nissan" ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit  identifikuar si L.R., 41 vjeç dhe dy pasagjerët (bashkëshortja dhe djali)  F.R., 41 vjeçe dhe  O.R., 7 vjeç, të gjithë banues në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Prrenjasit ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Së fundmi vendi ka shënuar shifra të frikshme sa i përket viktimave në aksidente, sipas shifrave të publikuara në INSTAT në vetëm 7 muaj në vend janë shënuar më shumë se 120 viktima 

Njoftimi i plotë i policisë:

Librazhd 

Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Qafëthanë-Librazhd, mjeti tip "Nissan" me targa HMB 2789, me drejtues shtetasin L.R., 41 vjeç, banuese në lagjen “5 Maji” Elbasan, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët( bashkëshortja dhe djali) shtetasit F.R., 41 vjeçe dhe fëmija O.R., 7 vjeç banues në lagjen "5 Maj", Elbasan.

Të dëmtuarit u transportuapër ndihmë mjekësore në spitalin e Prrenjasit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City