Përgjaken rrugët, 2 të vdekur, 5 të plagosur/ INSTAT publikon shifrat e frikshme: Në 7 muaj 116 viktima

Aksidentet rrugore kanë përgjakur rrugët në vend. 2 të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i aksidenteve në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Dy të rinj nga Lezha ishin duke udhëtuar gjatë natës në aksin Shkodër-Lezhë, kur makina e tyre Benz, është përplasur me një kamion. Të vdekur në vend kanë mbetur 32 vjeçari, Gentian Toma, dhe 25-vjeçari, Robert Ejlli.

Të rinjtë ishin duke u kthyer për në fshatin Mabë në Lezhë, aty ku kishin banesat, por përplasja ka qënë fatale dhe kanë humbur jetën. Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë shpejtësia e lartë, pasi Benzi ka goditur nga pas kamionin. Vetëm 5 km ishin larg dy miqtë e ngushtë, por rruga e tyre nuk përfundoi. Një 19-vjeçar drejtonte kamionin, i cili ka dalë nga rruga, por shoferi nuk është dëmtuar. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit dhe po verifikon nëse mjeti kishte drita sinjalizuese në pjesën e pasme.

Pak orë më vonë një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Shoferi i një makine Benz, Marindo Rona, dyshohet se e ka zënë gjumi dhe ka humbur kontrollin. Automjeti ka dalë nga rruga, ku një vajzë 8-vjeç e cila ishte në makinë, është në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Në Elbasan, shoferi i një makine ka përplasur një 69-vjeçar me motor. I moshuari është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në Dibër, 35-vjeçari Albert Cepa është arrestuar pasi ka përplasur me makinë dy këmbësore në Maqellarë. Shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur 2 të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, ku njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Pavarsisht kontrolleve të Policisë Rrugore, numri i aksidenteve rrugore vijon të mbetet i lartë. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin korrik kanë humbur jetën 18 persona nga aksidentet rrugore, ndërsa 210 persona kanë mbetur të plagosur. Në 7 muaj 116 persona kanë vdekur nga aksidentet bëjnë me dije të dhënat e INSTAT.

Ajo që bie në sy nga këto të dhëna është fakti se 74% e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të gabimeve të shoferëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë